26-vjeçari shqiptar gjendet i masakruar jashtë një pub-i

466
Një shqiptar 26-vjeçar është gjetur i therur jashtë një pub-i në mëngjesin e sotëm në Selanik. Mësohet se 26-vjeçari nga Shqipëria, emri i të cilit nuk dihet ende është dërguar menjëherë në spital. Mediat vendase shkruajnë se ai ka disa plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Policia mbas identifikimit të shqiptarit deklaroi se ai është me precedentë penalë në fushën e drogës. Gjendja e shqiptarit është e rënduar dhe paraprakisht besohet se mund të jetë goditur me thikë për pazare droge. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe pritet që të bëjë të njëjtën gjë me shqiptarin pasi gjendja e këtij të fundit të jetë përmirësuar.
Sigal