Pronari i lokalit tallava masakron klientin me shkop bejzbolli

411
Një 23 –vjeçar rrezikon jetën pasi është dhunuar në mënyrë barbare nga pronari i një lokali me muzikë tallava. Ngjarja ndodhi në Dishnicë të Korçës. OIsi Zyberi, 41 vjeç u grind me klientin M.T, 23 vjeç. Debati degjeneroi në përleshje dhe ai mori një shkop bejzbolli për ta goditur klientin. Goditjet në kokë i shkaktuan dëmtime serioze. Ai u nis me urgjencë, me helikopter, në spitalin e Traumës në Tiranë. Autori u arrestua. Policia thotë se grindja mund të ketë ndodhur nën efektin e alkoolit. Nuk përjashtohet mundësia që pas sherrit të qëndrojë një vajzë. Olsi Zyberi është harrestuar edhe një herë tjetër për të njëjtin motiv.
Sigal