18-vjeçarja nga Elbasani vdes pas operacionit, procedohet mjekja

383
Një 18-vjeçare nga Elbasani që iu nënshrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas këtij rasit familjarët5 e saj akuzuan mjeken që e operoi për mjekim të pakujdesshëm.
Policia ka nisur procedim penal për këtë të fundit, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

DEKLARATA E POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan. Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K.I.. Pacientja K.I, ndërroi jetë pak pas operacionit.
Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.
Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.
Sigal