10 ha pyje në Gjirokastër mes flakëve

438
Pas Shëngjinit, zjarri i frikshëm është zhvendosur në një tjetër qytet. Këtë radhë rrezikon qyteti i Gjirokastrës, ku flakët kanë “pushtuar” një sipërfaqe të madhe. Mësohet se është përfshirë nga zjarri kurora e pishave në parkun e Viroit në Gjirokastër. Paraprakisht raportohet se nga flakët deri më tani janë djegur 10 hektarë pyje. Zjarri në kurorën e pishave në parkun e Viroit po favorizohet nga era, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shumta zjarrëfikëse. Për shuarjen e flakëve po ndihmojnë edhe banorët e zones. Nga flakët rrezikon që të digjet një stan që ndodhet në këtë zone.
Sigal