Akademik Artan Fuga: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Pikë. Kjo është formula ime!

564
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Akademik Artan Fuga në intervistën për gazetën “Telegraf” ka një këshillë për studentët: Ata duhet të vendosin: Do të vazhdojnë bojkotin, apo do të nisin mësimet? Prof. Fuga shprehet se studentët gjitnjë kanë të drejtë! Ndërsa ligji për Arsimin e Lartë, thotë Prof. Fuga, nuk e hartoi Lindita Nikolla, por ajo e zbatoi aqsa e lanë ta zbatonte….

– Prof. Fuga, a mund të jenë “pengmarrës” studentët protestuesë, që kyçin dyert e fakulteteve, siç i cilësoi kryeministri Rama?

– Nuk dua të komentoj Kryeministrin. Nuk jam komentator i tij! Kam një këshillë për studentët: Të mbajnë asambletë e tyre në shkallë dege, ose fakulteti. Dhe çdo mëngjes, ose javë të vendosin me shumicë votash: Do vazhdojnë bojkotin, apo do të nisin mësimin? Pastaj, sipas vendimit të veprojnë. Kështu disa vijnë, disa nuk vijnë, nuk shkon kjo punë.

– Ju si i vlerësoni VKM e qeverisë, të cilat fotografojnë përgjegjës vetëm pegadogët për protestat e studentëve?

– Ka pedagogë që nuk e meritojnë këtë emër. Por, studentët kanë paraqitur kërkesa të tjera. Aty të qendrojmë!

– Mendoni, se mund qeveria projekton reprezalje kundër atyre pedagogëve, që janë solidarizuar dhe mbështetin protestën e studentëve?

– Mendimi është i lirë. Edhe unë i mbështes tërësisht studentët jo vetëm për tetë kërkesat e tyre, por edhe për 800 kërkesa sikur të bëjnë. Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Pikë. Kjo është formula ime!

– A mund të ketë plotësim të kërkesave të studentëve, vetëm me ato masa që ndërmori qeveria?

– Këtë e dinë studentët. Po mendojnë se mjaftojnë, të rifillojnë mësimin, poqese jo të shprehen!

A është i mjaftueshëm largimi i Lindita Nikollës nga posti i ministres së MARS, pa u shfuqizuar ligji “Për Arsimin e Lartë”?

– Ligjin për arsimin e lartë nuk besoj se e formuloi zonja Lindita Nikolla! Ajo e ka zbatuar aq mirë sa e kanë lënë t’a zbatojë.

– Prof. Fuga, sipas jush, përse qeveria nuk plotëson kërkesat e studentëve?

– Atë e dinë studentët se sa janë plotësuar kërkesat e tyre!