Me 88 vjeçarin Sulejman Mekollari, që punoi 44 vite si sondator në puset e naftës. Sot pensionist në Patos

19
Sigal

Intervistoi Kastriot Caka

Sulejman Mekollari, naftëtari që punoi me përkushtim për 44 vite në sektorin e gazit dhe naftës

Zoti Sulejman si nisi jeta juaj?

Që në moshë të vogël mbeta jetim, më vdiq edhe nëna edhe babai gjë që pata një fëmijëri të vështirë, edhe pse pata mbështetjen e njerëzve të afërt. Në vitin 1914 andartët grek na dogjën shtëpinë e gjyshërve dhe të prindërve, na vranë xhaxhanë dhe grabitën gjithë gjënë e gjallë. Në vitin 1950 mbaroj shkollën fillore dhe atë 7 vjeçare. Në vitin 1952 kam marrë pjesë në aksionin për hapjen e kanalit të ujit për ndërtimin e Hidrocentralit të parë në Çorovodë – Skrapar. Në vitin 1954 mbarova shkollën e rezervave në Kuçovë me profesion Kryesondator. Për 44 vite kam punuar në sektorin e naftës Në Patos, në Koman, në Zharrës e në gjithë Shqipërinë ku kishte puse nafte e gazi. Në vitin 1970 kryej studimet në shkollën e Partisë Vladimir Iliç. Lenin në Tiranë. ku punova në sektorë Partie në rrethin e Skraparit. Në vitin 1991 pushohem nga puna dhe internohem nga regjimi i Sali Berishës si komunist i rrezikshëm dhe dënohem me 4 vite burg, që asnjëherë nuk e gjeta të drejtën. Sot jam 88 vjeç, kaloj vitet e pleqërisë në vëndin që kalova moshën e rinisë, në Patos.

Sulejman: Cila është historia e kërkimit dhe shfrytëzimit të gazit dhe naftës në tërë ato vite që ju punuat?

Historia e kërkimit, zbulimit dhe shfrytëzimit të gazit dhe të naftës ka filluar më 1915. Qeveria Italiane për interes të saj dërgoi këtu gjeologun e njohur Plate. Mbas studimit që ai kreu përcaktoi shtresa nafte dhe gazi në Drashovicë, në Luginën e shushicës Vlorë. Mbas atij konstatimi Qeveria Italiane dërgoi një komision ekspertësh për të bërë vlerësimet në 1917. Në 1918 në fshatin Penkovë u çpua një pus 200 m thellësi dhe doli naftë, ky ishte pusi i parë në Drashovicë. Meqë arritëm atë sukses në vitin 1918 italianët ngritën në Drashovicë, kantjerin për shfrytëzimin e naftës shqiptare. Kërkimet vazhduan nëpër Shqipëri. Parlamenti dhe Qeveria Shqiptare e atëhershme për interesa politike në shkëmbim të antarsimit të Shqipërisë në OKB iu dhanë me koncension për kërkim dhe shfrytëzim nafte 7 shoqërive të huaja: Standart- OIL, APOL, Ferravavia, ITALIANA SIMSA, SOL.AIPA, ANGLO- PERSIAN, OLI KOMPANI etj.

3.Si veprohej atëhere, çfarë marrdhënje kishte shteti jonë me prodhimin e gazit dhe naftës, kush ishin interesat e sipërmarrësve dhe kompanive të huaja e sidomos ato italjane?

Kishte konçesione ‚LUBI?

Lakmitarë të etur për pasuri, grabisnin në garë me njëri tjetrin naftën dhe çdo pasuri tjetër nëpër Shqipëri. Në 1928, shoqëria italiane AIPA nxjerr naftën nga pusi i parë në Kuçovë. Më 1930 zbuluam vëndburimin e ri për naftë në Patos. Kjo shoqëri atëherë i shfrytëzoi të dyja këto zona naftë- gaz- mbajtëse deri në vitin 1944 me besimin dhe bekimin e Qeverisë Antipopullore të Mbretit hajdut dhe tradhëtar, që i hapi rrugën pushtuesit fashist më 7 Prill 1939. Në vitin 1935 italianët përfundojnë tubacionin naftë sjellës, që nga Kuçova, Fier- Vlorë, 75 km i gjatë dhe thellësi 200-300 m dhe atë Patos- Fier me D 300m. pra deri në fund të vitit 1935 italianët bënë të realizueshme marrjen e naftës shqiptare me tubacione, Kuçovë- Patos, Fier- Vlorë. Në Portin detar ku u ngarkuan në Vapor çisternë dhe fuçi për ta përpunuar në rafineritë e tyre. Firma e Marghema. Më vonë në vitin 1947 në mëkëmbje të ekonomisë në Kosovë dhe për interesa strategjike për Kosovën u krijua shoqëria e përbashkët e naftës Shqiptaro – Jugosllave në Tiranë . Kjo shoqëri ndënji vetëm 1 vit deri në shkurt 1948. Kjo ndodhi për shkak se Qeveria Jugosllave i lëshoi ultimatum Qeverisë tonë që kjo shoqëri të ishte e varur direkt nga Ministria Jugosllave e Minierave. Ultimatumit, Qeveria jonë iu përgjigj me një JO, të prerë. Ndërkohë u prishën dhe marrdhëniet shtetërore midis nesh dhe Jugosllavisë për shfrytëzimin e naftës. Në vitin 1949 krijohet Drejtoria e përgjithshme e naftës në Kuçovë. Në vitin 1951 në Kuçovë u hap teknikumi i naftës 1 dhe 2 vjeçar, më pas 4 vjeçar për specialist të mesëm.

Në vitin 1952 unë vajta në shkollën e Rezervës së punës 2 vjeçare deri në vitin 1954, për kryesondator. Në vitin 1951 u hap dega e gjeologjisë në universitetin e Tiranës për naftë, Në vitin 1958 hapet dega e pregatitjes së inxhinjerëve për çpim dhe prodhim nafte. Në vitin 1965 krijohet fakulteti i Gjeologji- Minierave. Që nafta shqiptare të mos shkonte jashtë për rafineri në vitin 1956 në Cërrik u vu në shfrytëzim Uzina e Rafinerisë së naftës bruto me kapacitet të plotë, 500 mijë tonë naftë në vit. Më 1963 uzina tjetër në Fier me kapacitet 500- 600 mijë ton. Në vitin 1978 përfundoi ndërtimi i uzinës të përpunimit të thellë të naftës me kapacitet 1 miljon ton në vit në Ballsh. Ndërsa 250 mijë ton karburante vinin nga të tria rafineritë e tjera të Cërrikut, Kuçovës dhe Fierit dhe deri në 300 mijë ton vajra të ndryshme. Edhe specialistët e huaj të ardhur nga shtetet e ish kampit socialist si grupe apo individ kanë dhënë kontributin e tyre, si inxhinjeri i talentuar sovjetik A.Mishunina ishte specialist për naftën. Ata punuan nga viti 1950 deri në vitin 1960. Më pas ata u larguan në vitin 1961 për shkak të prishjes të marrdhënjeve shtetërore me Bashkimin Sovjetik. Nga viti 1961 deri në vitin 1991 punonin njerëz me përkushtim dhe kapacitet të plotë. Në vitin 1957 zbulohet zona e fuqishme, naftë mbajtëse e Marinzës në pusin 542 Fier. Nga viti 1957 deri në fund të vitit 1960 prodhimi i naftës u dyfishua.. Për këtë arsye në vitin 1960 u ndërtua tubacioni i madh për naftë  përcjellje nga Kuçova në Zharrës – Vlorë dhe Kuçovë – Cërrik. Në vitin 1961 Drejtoria e Çpim- kërkimit në Kuçovë zbuloi zonën e re gazmbajtëse në Divjakë. Fundi i vitit 1962 rezultoi me prodhimin e naftës bruto 785.208 dhe u përpunua në vënd 492457 ton. Në vitin 1963 u zbulua Zona e re naftë- gaz-mbajtëse në Visok në gëlqerore. Në këtë zonë isha teknik i mesëm me Astrit Cakën në Manës dhe Bubullimë. Në Visok më çuan edhe mua si teknik ku në atë zonë ishte dhe shef Dh. Daskali. Në puset G 13, 19, 23, 20, 43, 47, deri sa në gusht të vitit 1968 më dërguan përgjegjës në Marinëz. Më pas më çuan në shkollën e Partisë në Tiranë deri në vitin 1970. Për edukimin tekniko shkencor u ngrit në Kuçovë si qendër e vjetër e industrisë të naftës u ngrit Bibloteka shkencore e naftës në shërbim të naftëtarëve. Në vitin 1967 nga kjo bibliotekë doli numri i parë i revistës, “Nafta dhe Gazi.” Në vitin 1968 del botimi i parë i boletinit informativ për naftën dhe gazin, jo vetëm për ne, por edhe për botën jashtë. Me atë punë të madhe me përkushtim u zgjerua harta e zbulimit dhe nxjerrjen e përpunimit të naftës për interesat e atdheut. Në vitin 1965 zbulohet dhe një vëndburim i ri për naftën dhe gazin në Gorish e Koçu të Vlorës. Në vitin 1973 u zbulua një vënd burim i ri i Vugut në Delvinë me pusin nr 5. Në vitin 1974 u regjistrua kulmi më i lartë i prodhimit për gaz e naftë 2.2.250.000 ton në vit. Në vitin 1976 zbulohet një vendburim i ri Kallm – Vërn në rrethin e Fierit me pusin Bubullima nr 2. Pas viteve 91- 92 tërë ajo pasuri: fabrika, kombinate, uzina, edhe ato bujqësore dhe ushtarake u bënë shesh. Puntoria e industrisë gjigande të naftës dhe ajo në tërë vëndin, ngelën të papunë, pa pasuri për jetesën dhe të pasigurt për jetën. Gjithçka ra në duar të hajdutëve dhe të korruptuarve. U krijuan dhe tek ne borgjezia me organizatat dhe shoqatat më mafiozë dhe grabitqarë politikë, mjerë atdheu, familja, kombi dhe pasuria, në ç’duar dhe mëndje mbeti. Si kudo edhe mua më nxorën nga puna se po prishej ndërrmarrja si e papërshtatshme për këtë sistem.
Unë e dua me shpirt vëndin tim, Shqipërinë, atdheun e të parëve që i kanë kënduar me shpirt rilindasit tanë, E dua dhe e nderoj me shpirt: Atdheun, Familjen dhe Kombin, Flamurin, Historinë, dhe idetë përparimtare për zhvillimin dhe për të ecur përpara me vendosmëri e guxim. I urrej: hipokritët, intrigantët, hileqarët, mashtruesit e kodoshët, rrufjanët politik dhe grupet përçarëse të unitetit kombëtar.

 Shpesh jeni kritik me sistemin? Pse?

Unë e kritikoj këtë sistem për faktin që shoqëria jonë është zhytur në një kaos si: Krime, trauma dhe tragjedira,  vrasje dhe rrëmbim personi që kanë tronditur botën shqiptare. Më mbyt vetmia kur dëgjoj këto skena tronditëse. Bota njerëzore sot ndodhet në një katastrofë antinjerëzore. Ku e ka mbytur lakmija për para dhe kapital. Bota u shëmb qëkur u shëmb kampi socialist, u vodh pasuria, u shqye nga uqërit e këtij sistemi, mjerë mileti në çfarë duar ka mbetur! Teoria e botës së praptë sot është:- Luftë për të paksuar njerëzimin, përhapjen e sëmundjeve çfarosëse siç ndodhi me kovidin. Dhe Teoria dashakeqëse përsa më pak lindje. Ndaj dhe natyra është e zëmëruar, dhe ka derdhur stuhitë, tërmetet duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme kolosale. Shpenzimet e luftrave pse të mos bëhen për ndalimin e dëmeve natyrale, për shtimin e sipërfaqes së tokës për mbjellje, për ndalimin e zjarreve shkatërruese. Është detyrë e  Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara që të parandalojë konfliktet luftuese, të orjentojë liderët si dhe shkencëtarët për ndryshimin e situatave në favor të njerëzimit, për përparim , prodhim, paqe dhe siguri si dhe mirëqënie. Kur shikoj dhe dëgjoj një situatë të tillë më duket sikur jetoj me pahir, me pak shpres.