Zyba Hysa

    429
    Sigal

     Ti… mbreti im

    Mbyllur zemra, për kyç një zemër,
    Çelësin ia ruaj unë në gji…
    Vështirë ta ruaj kështu çdo femër,
    Ta çelë, askush nuk ka mundësi…

    Veç kur vjen Ti hapet çdo derë,
    Ndryshkun e kohës si me smeril,
    Lëmon me puthje si diell shkëlqej,
    Mbretëresha jote… Ti mbreti im!

    PËRCAKTOHEN FATET…

    Jemi të paaftë të njohim vetveten…
    Vetvetja shpërndarë në gjithë Universin,
    Dhe dashuritë… lindin edhe treten…
    Larg prej trupit tonë, gjurmët tek ne mbesin…

    Ne s’jemi gjë tjetër… veçse një çerdhe,
    Ku si zogjtë shtegtarë vinë e shkojnë kuantet…
    Nga udhëtimi i tyre, siç u ndodh reve,
    Takohen, përplasen… përcaktohen fatet…

    SONTE NË MBRËMBJE…

    Sot Sazani kërceu si delfin,
    Buruni u la nga stërkalat e ujit

    që hidheshin përpjetë,
    Dielli nxori shpatën dhe çau retë,
    Gjaku i tyre ngjyrosi qiellin

    e qielli u shtri mbi det…
    Unë që nga ballkoni

    fiksoj me aparat këtë mrekulli,
    E ndjehem mbretëreshë…

    Unë dhe malli…

    Malli më bën të marr malet
    E të hidhem si e përndjekur

    përmbi shkëmbinj,
    Miellzohen bashkë si të bluar

    në gurë mulliri,
    Era e fatit na shpërndan

    nëpër hapësirë…
    Zëri i dashurisë si kënga

    e Circes që ndillte Odisenë,
    Na thërret magjishëm:
    Grimcat ribashkohen…

     kthehem po ajo,
    Malli kërkon sërish

    të marr malet…