Zbulohet kafka më e vjetër njerëzore e botës daton 200,000 vjet më parë

109

Ekspertët kanë gjetur një fosil të lashtë në një shpellë në Greqi dhe kjo mund të ndryshojë kuptimin tonë për evolucionin përgjithmonë.

Një pjesë e kafkës u gjet në shpellën e Apidimas në gadishullin Mani në bregun jugor të vendit. Ajo ishte shkrirë e përziër në një grumbull gurësh në shpellë dhe u zbulua vetëm disa centimetra larg nga një kafkë tjetër.

Studiuesit thonë se nëse koha e ekzistencës së saj vërtetohet, atëherë do të rishkruhet një kapitull kyç në historinë njerëzore duke u bërë fosili Homo sapiens më i vjetër në Evropë më e vjetra e njohur ndonjëherë deri në 160,000 vite më parë.

Gjetja mund të nënkuptojë se të paktën disa njerëz modernë u larguan nga Afrika shumë më herët se sa mendohej deri më sot për t’u vendosur më pas në Evropë. Rezultatet e analizave tregojnë se një shpërndarje e hershme e Homo sapiens nga Afrika ndodhi më herët se sa besohet më parë, para 200,000 vjetësh./dailystar.co.uk

Image