Gabriel Escobar për garën në PD: Nuk u diktojmë shqiptarëve kë udhëheqës të zgjedhin

278
Sigal

 

Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar duke folur gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla është pyetur edhe për situatën në PD, ku nesër(sot) demokratët kanë thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm.Gjatë intervistës, ai deklaroi se nuk diktojnë se kë udhëheqës do të zgjedhin shqiptarët. Pjesë nga intervista:  Z. Escobar, Berisha pretendon se do të marrë, në kuptimin e parë të fjalës, Partinë Demokratike, nesër në mitingun që ka organizuar në Tiranë. Javën e kaluar, Z. Basha, kreu i Partisë Demokratike më tha në një intervistë se është i gatshëm të përballet me Berishën dhe njerëzit e tij në çdo, citoj këtu, skenar të mundshëm. Por shumë vrasin mendjen nëse Basha mund t’ia dalë ta ndalojë Berishën dhe disa thonë tani se autoritetet nuk e bëjnë punën, sistemi i drejtësisë nuk e bën punën, dhe tani punën duhet ta mbarojnë SHBA-të. Si i përgjigjeni kësaj?

ZV/NS Escobar: Shiko, marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuaj, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.