Zaho Vasili/ Mjekja e pyllit

    424
    Sigal

    Doktoreshë dhelpra kishte kohë që rrinte e mërzitur. Pacientet e saj lindnin, i jepnin një falënderim të madh dhe largoheshin të gëzuara.

     -A e di ti,- i tha drerit një ditë, unë kam filluar ta kuptoj që tani se ç’do të ketë drenusha jote në barkun e saj, kur do të lindi? – Mos u tall! – i foli dreri serioz. -Të betohem për duart e mia të arta dhe mendjen e hollë. Andej pari kaloi ketrushi dhe e dëgjoi bisedën. -E dëgjon doktoreshën ketrush,- i tha dreri. -E dëgjova, po më duket e pabesueshme. -Dëgjoni miqtë e mi, me cilësitë dhe aftësitë e mia, po u them sot me kompetencë se në barkun e bukur të drenushës, fle një drenushë engjëllore, ndërsa në barkun e stolisur të ketrushës, bën gjumin e ëmbël një ketër. E mbushën me dhurata doktoreshën dhe u larguan të lumtur. Pas një farë kohe drenusha dhe ketrushka lindën, po për çudinë e bashkëshortëve të tyre, nuk lindën ashtu si u tha dhelpra doktoreshë. -Pse na gënjeve! – e kërcënuan të dy me një gojë. -Miqtë e mi, unë nuk mbaj mend çfarë u kam thënë gjithë kafshëve të pyllit, por ai që e vërteton është regjistri im.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf