Vijojnë vjedhjet e banesave në fshatin Piqeras

466
Sigal

SARANDË/ Me gjithë sensibilizimin mediatik në faqet e gazetës “Telegraf” për vjedhjet në bregdetin e poshtëm ose bregdeti i Sarandës, përsëri vjedhjet e banesave, jo vetëm nuk kanë pushuar, por janë intensifikuar, duke sjellë edhe terrorin psikologjik tek banorët, se asgjë nuk bëhet, pushteti jemi ne hajdutët dhe jo ju qytetarët. Ata thonë se “Ne i kemi të gjitha” dhe vërtet i kanë. Ka ndodhur përsëri vjedhja, sa mafioze, aq edhe e organizuar politikisht në fshatin Piqeras. Përsëri heshtje policore. Dhe kjo heshtje është e trashëguar nga pushteti i djeshëm dhe ai i sotëm, sepse të njëjtët kontigjente me precedentë penale, jo vetëm organizojnë veprime të tilla hajdutërie dhe terrori në fshatin Piqeras, por edhe mbajnë flamurin e fitimtarëve të situatës dhe për ironi, edhe miq të drejtësisë. E bëmë këtë hyrje të këtij shkrimi, për vet faktin se, ajo që ndodh në Piqeras të Komunës së Lukovës, nuk ndodh në asnjë fashat tjetër. Natën e së dielës përsëri janë bastisur e dhunuar dy banesa në Piqeras. Vjedhur fillimisht kabulli elektrik dhe më pas pajisjet e banesave dhe jo me kaq, por edhe shkatërrimi i orendive që nuk u janë dashur për përvetësim hajdutëve të mirorganizuar të bregdetit. Këto i bën të ditura kryeplaku i Piqerasit, Spiro Gjezo, i cili pak ditë më parë ra vet viktimë e hajdutëve dhe kjo e trajtuar në “Telegraf”. Shqetësimi qytetar i komunitetit të Piqerasit, këtë radhë, nëpërmjet kryeplakut, bëhet për veshin e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, ta duan bregdetin, këtë trevë krenare të Shqipërisë, sepse Piqerasi është vendi i heronjve, nga tre heronj të popullit që ka rrethi i Sarandës, dy i ka vetëm Piqerasi. Vendos rend zoti Rama dhe zoti Tahiri, përfundon kryeplaku i Piqerasit, Spiro Gjezo.