Veliaj: Nuk ka më diploma pa perspektivë, e ardhmja zanati

    390
    Sigal

    TIRANE – Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, organizoi sot një aktivitet nga Zyra e Punës në Tiranë, lidhur me arsimin profesional në Shqipëri. Në fjalën e tij Ministri Veliaj, teksa përshëndeti reformën e qeverisë për mbylljen e universiteteve që kanë kryer shkelje, theksoi se e ardhmja e tregut të punës është në arsimin profesional. Në këtë kuadër ministri Veliaj shtoi se edhe sipërmarrësve në universitete të cilëve u është hequr liçensa, do të ishte më mirë që të orientohen drejt tregut të arsimit profesional. “Ne jemi të majtë dhe nuk e fshehim dhe besojmë në dallim nga neoliberalët që dora e fshehtë e tregut nuk mund të rregullojë gjithçka, dhe këtë e pamë me krizën financiare të disa vendeve, çka tregoi se ka nevojë për dorën e shtetit. Dhe kjo vlen edhe për arsimin. Shqipëria diplomonte mijëra studentë në vit, por nuk ka treg pune për të gjithë. E kuptoj që për disa është një lajm i keq, por është diçka e djretë. I dha fund një utopie. Në vend që të deklaronim papunësinë, tregoni. Një nga alterantivat që kemi propozuar, është të kalojnë në tregun e arsimit profesional sepse e merr në qafë dikë që studion në një fushë pa perspektivë se sa një zanat të mirëfilltë. Më vjen mirë që pas shokut të fillimit, shumë nga sipërmarrësit kanë një mundësi në tregun e zanateve dhe kurseve profesionale.” theksoi ministri Veliaj. Sipas Veliajt, në Shqipëri ka një mungesë të thesuar të krahut të punës në ndonjë zanat të caktuar, ndërsa në rajon shtoi ai 70% e studentëve orientohen drejt arsimit profesional. Kjo sipas ministrit, ka bërë që shumë nga kompanitë e mëdha të investojnë në këto vende, pasi ekziston edhe tregu i punës. Veliaj nënvizoi se edhe investitorët shqiptarë janë të detyruar të marrin specialistë të huaj, për të njëjtën arsye të mungesës së krahut të punës, dhe për këtë ministri iu referua edhe gazsjellësit TAP.  “Të shikojmë pak rajonin. Në kohë fushatash të gjithë flasin për investime, dhe të mos krahasohemi me SHBA por me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Na rezulton se shumë kompani shkojnë tek këto vende se 70% e nxënësve shkojnë në arsim profesional. Sot nëse vijnë këtu ne nuk kemi krahë pune. Kjo do të thotë se përpara se të fillojmë një garë patetike mes polkitikanëve për investime të fillojmë një ndryshim që këtu. Në fakt sdua të habitemi fare se vendet që nuk paten krizë, janë gjermania austria se kanë 70% të studentëve në arsime profesionale. Të gjithë kërkojnë që shteti të jetë garant i jetës së njerëzve, por shteti si shteti që siguron punësim 100% nuk ekziston më. Marrja e njerëzve në qafë mbaron këtu, duhet t;u mësojmë njerëzve një zanat. Shumë prej operatorëve privatë janë të suksesshëm në këtë arsim profesional. Biznesmenët shqiptarë janë të detyruar të punësojnë specialistë të huaj dhe jo shqiptarë se nuk kemi krah pune të tillë. Sot në Shqipëri janë 90 mijë italianë që punojnë në Shqipëri. Në projektin e gazsjellësit të TAP shumica e punëtorëve janë italianë sepse ne nuk kemi krah të mjaftueshëm pune.  Vetëm duke lexuar këto shenja arrin të kuptosh se çfarë politikash duhet të ndjekim. E para ishte mbyllja e universiteteve që nuk siguronin asnjë garanci.” vijoi më tej ministri

    “S’kemi hequr ndihmën ekonomike, por më mirë një punë me pagë minimale”
    Veliaj u ndal gjatë fjalës së tij, edhe në ndihmën ekonomike. Ministri i Mirëqënies Sociale nënvizoi rëndësinë e nismës së qeverisë, ku siç theksoi ai është mirë që kjo kategori të ketë mundësinë të punojë me një pagë minimale se sa të varet nga ndihma ekonomike. Kjo sepse sipas ministrit, ndihma ekonomike që jepet është e përkohshme pasi financohet nga  taksat e qytetarëve, duke shtuar se kjo nuk mund të vahzdojë kështu pafund, nëse personat janë aftë për punë. “Ne po bëjmë një eksperiment tjetër, kemi marrë kritika se përse po dërgojmë në punë njerëzit me ndihmë ekonomike. Jo ne nuk po bëjmë këtë, por është më mirë që të marrësh një pagë minimale se ndihmë ekonomike 3 mijë lekë. Dje më takoi një person 42 vjeç që kishte 15 vjet që merrte ndihmë ekonomike, çka do të thotë se ky person ëshët në gjendje për të punuar.  Nuk mund të ketë njeri inteligjent që thotë të rri pa punë se sa të bëj një punë që më jep një punë me rrogë minimale. Nëse paratë e ndihmës ekonomike, i çojmë për nxitjen e punësimit është më mirë. Ndihma ekonomike për ne të majtët është një pjesë e taksave të qytetarëve që ua japim një pjesë të personave në nevojë përkohësisht, deri sa të gjejë një punë. Një ndihmë ekonomike prej 15 vjetësh është penison dhe nuk është më ndihmë ekonomike. Këto nuk janë paratë e shtetit por të taksave të qytetarëve. Ne si të majtë besojmë tek solidariteti për ata që janë në nevojë. Vetëm për të mbyllur gropën financiare të pensioneve në harxhojmë  në vit 450 milionë dollarë ose sa buxheti fillestar i rrugës Durrës-Kukës.” u shpreh ministri Veliaj.