Turi çerekfinal ka çifte intriguese, priten edhe surpriza

548
Nesër do të luhen ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, dhe duke i parë të katër çiftet që janë kualifikuar deri në këtë fazë, për Eduard Zhupën, ato janë intriguese dhe do të sjellin rezultate edhe të papritura. “Nëse i shohim fillimisht si çifte, në raport me pozicionet e tyre në Kategorinë Superiore, më duken shumë intriguese. Sepse janë dy apo tre skuadra që në Kupë kërkojnë gjithë sezonin, ndaj edhe të mërkurën priten rezultate interesante”, kështu theksoi fillimisht Zhupa për ndeshjet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ku ndeshjet e para luhen të mërkurën. Dhe ja si i përcaktoi ai këto çifte: “Në Vlorë, Flamurtari-Partizani mendoj se të kuqtë do të jenë më agresivë, sepse duan të shpëtojnë sezonin. Teuta-Skënderbeu, besoj se në ndeshjen e dytë korçarët do të kualifikohen, ndërsa Tirana-Kukësi, është një sfidë e fortë, sepse si Kukësi, ashtu edhe Tirana, këtu mendojnë Evropën. Luftëtari-Laçi, mendoj se gjithçka do të varet nga ndeshja e dytë në Gjirokastër”, kështu i përcaktoi Eduard Zhupa, katër çiftet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Takimet e kthimit luhen më 14 shkurt 2018.
Ndeshjet çerekfinale
Takimet e para, 31.01.2018
Teuta-Skënderbeu 14:00
Laçi-Luftëtari 14:00
Flamurtari-Partizani 17:00
Tirana-Kukësi 17:00
Takimet e kthimit, 14.02.2018 
Kukësi-Tirana 14:00
Luftëtari-Laçi 14:00
Partizani-Flamurtari 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Sigal