Trafikimi njerëzor, Klosi: Kod publik për parandalimin e fenomeneve

    421
    Deinstitucionalizimi i shërbimeve sociale dhe krijimi i një kodi publik janë dy hapa kyçe për parandalimin e fenomeneve negative që ndodhin, është shprehur ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi.
    “Udhëzimi i përbashkët 4 ministror, mes ministrisë së Arsimit, Drejtësisë, dhe të Brendshme për mbrojtjen e fëmijëve. Në këtë kuadër kemi shifrat reale të reduktimit të problematikës së fëmijëve të rrugës. Ajo që duhet të bëjmë është problematika që duhet të trajtojmë në strukturat tona të shërbimit social. Nuk duhet të jemi kaq pasiv, vetëm për ngjarje që ndodhin. Duhet të punojmë që këto ngjarje të parandalohen, duhe të ngremë një kod shoqëror në parandalimin e këtij fenomeni. Ne si ministri po punojmë e do kërkojmë një përpjekje të përbashkët, për dy aspekte, për deinstiuconalizimin e institucioneve që kyejnë shërbime sociale. Është e pamundur që në mënyrën e vjetër të kemi trajtim, rikuperim dhe riintegrim. Shoqëria duhet të jetë më e përfshirë. Ndërtimi i një kodi publik se si duhet të reagojë shoqëria shqiptare kur identifikon ngjarjet e para që pastaj kthehen në femonene negative. Ne duhet të reagojmë si shoqëri”, është shprehur ministri Klosi.
    Sigal