Studentët: Nuk kemi besim tek regjistrimi on-line, na bllokohet sistemi

    400
    Sigal

    Prej datës 18 shtator fituesit e shpallur për vitin e ri akademik, po vazhdojnë që të regjistrohen për të ndjekur studimet deri në mbyllje të këtij procesi. Ashtu siç është bërë publike edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit është aplikuar për herë të parë regjistrimi on-line. Ky regjistrim nuk po rezulton aq i suksesshëm sipas vëzhgimeve të bëra nga pranë sekretarive të Fakultetit të Filologji-Historisë dhe Fakultetit të Drejtësisë nga gazeta “Telegraf”. Mjaft studentë paraqiten pranë këtyre sekretarive për të bërë regjistrimin pasi nuk kanë besim në regjistrimin on-line dhe për më tepër u ka dalë i bllokuar sistemi. Ata sqarojnë se aplikimi i tyre shkon deri në një pikë dhe më pas u bllokohet dhe nuk kanë mundur që ta përfundojnë aplikimin on-line. Të pyetur nga “Telegraf” këto studentë janë shprehur se: “Po regjistrohemi në sekretari, pasi nuk kemi besim tek sistemi. Për më tepër kemi tentuar që të bëjmë regjistrimin on-line dhe na është bllokuar tek komanda “konfirmo regjistrimin”.

    Regjistrim i dyfishtë

    Ndërkohë që edhe ajo pjesë e studentëve që do të arrijnë që të regjistrohen on-line duhet të kalojnë sërish peripeci për të mbajtur radhë nëpër sekretaritë e fakulteteve, gjë e cila flitet që po eliminohet duke bërë regjistrimin on-line. Por eliminimi i mbajtjes së radhës nëpër sekretaritë e fakulteteve nuk mund të eliminohet në momentin që studentët pas përfundimit të regjistrimit duhet të paraqesin dokumentet e tyre pranë këtyre sekretarive pas mbylljes së fazës së regjistrimit.