Si përfitojnë pension emigrantët, ushtarakët, marinarët, metalurgët dhe infermieret

    382
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Sa është masa e kompensimit që duhet të merrni mbi pension në rastet kur keni punuar në punë shteti?

    Pensioni për emigrantët

    Sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore, pensionistët, të cilët mbasi kanë dalë në pension në Shqipëri, kanë të drejtë të vijnë vetë e ta tërheqin pensionin deri në 36 muaj përfshi dhe shtesat që mund të jenë bërë gjatë periudhës që pensioni nuk është tërhequr, pa qenë e nevojshme që të plotësohen e dorëzohen dokumente shtesë. Kur kalojnë 36 muaj pa e tërhequr pensionin, për shembull 40 muaj, ata kanë të drejtë të marrin vetëm pensionin e 36 muajve të fundit duke paraqitur në pikën e pagesës së pensioneve në vendin tonë librezën e pensionit dhe dokumentin e identifikimit, që mund të jetë karta e identitetit, pasaporta ose certifikata e lindjes me fotografi.

    Pensioni për metalurgët

    Pension si shkrirës i çelikut nuk përfitoni sepse sipas nenit 92 të ligjit të sigurimeve shoqërore deri më 30.6.2014, shkrirësit e çelikut dalin në pension të plotë kur plotësojnë këto 3 kushte:

    1. Në moshën në moshën 60 vjeç;

    2. Të kenë 34 vjet punë gjithsej;

    3. Tre të katërtat e 34 vjetëve, baras me 25 vjet e 6 muaj, të kenë punuar shkrirës të çelikut. Ju nga tre kushtet e mësipërme plotësoni vetëm dy, prandaj do të dilini në pension të plotë në moshën 65 vjeç ose në pension të reduktuar siç sqaruam më lart.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf