Shpërthen Manjani: Ministrat e Ramës kanë fjetur me dashnore në hotelin e Klement Balilit

531
Sigal

Largimi i Manjanit e fut koalicionin
qeverisës në një situatë krejt tjetër pak muaj para zgjedhjeve kur akoma të
dyja partitë nuk e kanë rikonfirmuar vazhdimin e koalicionit edhe për zgjedhjet
e 18 qershorit. Por ndërsa marrëdhëniet e tyre tensionohen, vetë Ylli Manjani
sqaron të vërtetën për shkarkimin e tij, ndërsa thotë se edhe kësaj here e mori
vesh nga mediat.

Në një konferencë të lajmëruar fill pasi
Rama firmosi urdhrin e shkarkimit, Manjani foli për përplasjet që kishte pasur
me kryeministrin Rama ndërsa akuzon ministrat e tij se kanë përdorur hotelin e
Klement Balilit për të fletur me dashnore.

“Në Santa Quaranta ministrat e Ramës
flinin me dashnoret. Këto që po i them i dinë shumë mirë, dhe janë të
dokumentuara nga shërbimet patrnere”.

FJALA E PLOTE
“Edhe para se të vinit këtu, ishit ju që më njoftuat për shkarkimin. Kështu u
katandis kjo qeveri, komunikojmë nëpërmjet medias. Iu jam mirënjohës për
komunikimin e sotëm. Ju jam mirënjohës që më dhantë mundësi të përçoj mesazhe
publike parimore dhe profesioniste. Të qënit ministër detyrë e rëdësishme për
çdo jurist, këtë mundësi ma dha LSI dhe Ilir Meta, të cilit i jam mirënjohës.
Pas gjithë këtij investimit tim në politikë bëra çfarë kisha mundësi.

Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një
procedurë që s’kishte lidhje me qeverinë…ministrat nuk janë të lejuar të flasin
në mbledhje qeverie dhe kjo është e papranueshme për mua. Me kryeministrin Rama
nuk kemi debatur për çështje personale, por parimore e ligjore. Në këtë pjesë
s’kam pishman. C’kam pasur i kam thënë. Unë nuk i kam asnjë borxh askujt”,- tha
ai.

Që prej verës së kaluar kryeministri ka
harxhuar koha nga dita e tij e punës për të bërë presion. Jo mua, se mua s’më
ka kërkuar deri në këtë çast asgjë. Por kryetarit të Kuvendit për mua, që të më
shkarkonte, se unë flas pa leje në media. Pa i marrë lejë Fugës. Nuk është se
kam ndonjë gjë me kryeministrin, se nuk është personale.

Nuk dua ta bëj personale, por parimore.
Po fole pa lejen e Fugës, ky është reagimi i kryeministrit.
Po ndenjte urtë, po bëre ndonjë tender, ndonjë koncesion, je në rregull. Ne kemi
debatuar ne Qeveri, edhe për shkak të nuhatjes time profesionale, për disa
praktika që unë i kam gjykuar si korruptive.
Kë një debat për një vendim që erdhi nga Ministria e Energjisë për të dhënë me
koncesion ndriçimin e rrugëve, e kundërshtova, se ishte korruptive. Por qeveria
e kaloi me dhunë, një ditë që unë nuk isha në mbledhje qeverie.

Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po
mbronte investimet e huaja, dhe mos harrojmë e u rrah një biznesmen dhe u përzu
nga Shqipëria.

Kam marrë disa nisma për këtë çështje,
por refuzohen në mënyrë të tmerrshme, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit
të Ministrave, që është një nëpunës, nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë. Këto kanë
qenë pak a shumë debatet.

Por kryesorja ka qenë, pse flet në
media.

U shtua presioni mbi mua, ditën kur kam
bërë deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë krejtësisht inkonjito, dhe
si qytetar i shqetësuar për përhapjen e fenomenit, dhe nuk kisha asnjë
paragjykim. Por kryeministri u indinjua, dhe detyroi dy ministra të flisnin
ndaj meje. Nuk kam gjë, me ta, me ministrat, se ata janë gati të shkelin syrin,
por jo të flasin hapur.

Sot u bë largimi im. Unë e di pse. Pse
fola për arrestimin e Balilit.

Po kështu, ndodh se në “Santa Quaranta”
ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Këto që po i them i dinë shumë mirë, dhe
janë të dokumentuara nga shërbimet partnere.

Kam marrë përgëzime nga vendet partnere
për akuzat për situatën me kanabisin.

Nuk është krim të flasësh. Po në
qeverinë gjermane sa herë flasin ministrat rrugëve. Po do flasë se ministri është
personalitet politik, nuk është zëdhënës shtypi.

Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar, do
ndihesha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen. Unë nuk mund të marr
përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi, dhe as përgjegjësitë për bizneset e
paligjshme në kushtet e trafikut. Nuk e kam problem t’i denoncoj edhe sikur kjo
të jetë disa ime e fundit në politikë.

I jam mirënjohës LSI për angazhimin tim
të deritanishëm.

Kryeministri firmos vendime qeverie që
nuk kanë ndodhur. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje.
Unë nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur. Kam thënë vetëm të arrestohet
Klement Balili, po ndërsa unë thosha këtë, krerët e policisë hanin e pinin në
“Santa Quaranta”.

vijon