Shoqata “Bregdeti”: Arsyet përse kundërshtojmë çmimet e reja të tokës

    573
    Sigal

    Masa e kompensimit për tokat në bregdet është disa herë më e vogël në hartën e re

    Shoqata “Bregdeti” e ka cilësuar vendimin e Këshillit të Ministrave për çmimet e tokave si të pavend dhe abuzues. Ato e kanë cilësuar kështu për disa arsye që përfaqësues të shoqatës i kanë bërë të ditura për “Telegraf” si më poshtë. Shumë nga  gazetat  shqiptare  të  datës  8 mars  2013  botuan Vendimin e Këshillit të Ministrave  për çmimet, hartën e  vlerës  së  tokës   në rrethinat  e Tiranës, Vlorës, Sarandës. Rreth   këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave për Bregun  e Jugut Palasë-Nivicë,  zonë me  përparësi  zhvillimin e turizmit apo Riviera Shqiptare. Përfaqësuesit e shoqatës kanë bërë të ditur për “Telegraf” se: “Së pari, vlen  të  theksojmë se, VKM në fjalë  përputhet  plotësisht me  shprehjen  e  urtë  popullore “peshku  në  det  dhe tigani  në  zjarre”. Po përse do të thoni ? Sepse  ende  tokat  e Bregdetit  të Jugut (toka  bujqësore, livadhet e pyjet, ende nuk  janë të  regjistruara, madje as  edhe  trojet  e  banesat nuk  janë të  regjistruara, që siç  dihet  në  vitin  2011 nisi një projekt për  regjistrimin  fillestar  të tyre, i financuar  nga  BE nën  monitorimin e OSBE-s, por qe  ende  nuk  është bitisur  asgjë. Prandaj  themi  që  pa  u bërë  regjistrimi, vendoset  çmimi, pra  si  peshku  me  tiganin”. Një problematikë tjetër që i nxjerr të pavlefshme çmimet kryesisht për tokat e bregdetit është se nuk dihet ende e papërcaktuar masa e tokës që duhet kompensuar. Krerët e shoqatës në lidhje me pengesën e dytë kanë theksuar se: “Së  dyti, vërtetë Ministria  e Drejtësisë   dhe anëtarët e  komisionit  që  hartuan këtë VKM, janë  lodhur  shumë , por “peshkun  e hëngrën  të  gjallë”. Sepse më  parë  duhet  të  dish  se  çfarë  dhe  sa  ke, e pastaj  të  thuash  se bën kaq ose aq”. Ndërkohë arsyeja tjetër është: “Së treti, në Bregdetin e Jugut tokat  nuk  janë regjistruar, atëherë si janë  shitur tokat, pa  dokumentacion, që  Ministria  e Drejtësisë hartuese  e këtij  vendimi, thotë se janë  bazuar  në  kontratat  e  shitjes?”

    Ndërkohë që si pikë tjetër mjaft me rëndësi janë shprehur se: “Së  katërti, sa  vlejnë  livadhet, pyjet  dhe  tokat  bujqësore tona,me  këtë çmim  qesharak  që i  bëhet Perlës   së Rivierës Shqiptare. Kështu, kot u thonë “vende  turistike”, sipas  Qeverisë toka  turistike bregdetare, që shumica  e  shqiptarëve, madje  edhe  vetë Qeveria, mburret  çdo  vit  se këtë vit erdhën kaq  milionë turist, kur vjen momenti i vlerësimit monetare, këto vende çmohen  më pak  se  kushdo  tjetër, çfarë mund  t’i themi  kësaj?”

    Çmimet për 1 m2 tokë në zona të ndryshme

    Janë disa shembuj që jep shoqata “Bregdeti” në lidhje me çmimet qesharake që janë çmuar këto prona. Për shembull-Tokat (livadhe e kullota) të Bashkisë  Himarë kanë  këto  vlerësime  për  1 m2 : Palasa  198  lekë, Gjilek 197 lekë, Dhërmiu  227 lekë, Ilias  197  lekë, Vunoi  215  lekë, Qeparoi 187  lekë. Ndërsa çmimet për pronat e Komunës  Lukovë, Borshi  182 lekë, Nivica, ShënVasili, Lukova, Piqeras, Sasaj e Qazim Pali  nga 151  lekë/m2, dhe  po  ashtu  fshatrat  e  tjerë të Vlorës  e Sarandës, në  një  kohë  që  fshatrat  e  Tiranës, sidomos  toka  bujqësore vlerësohet, çmohen  krejt  ndryshe, disa  here  më  shumë, si : Farka e Madhe dhe Farka e Vogël, Lundra, Sauku, me nga  4371 lekë m2. Kashari, Mëzezi, Yzberishi  me   nga 3397 lek/m2, Babru e Paskuqan me 3671 lek/m2, apo Marikaj, Muçaj, Sharrë  e Picar  me  nga  2395  lekë/m2….etj., pa  përmendur   këtu  qytetet    e mëdha, por   që  fatkeqësisht   edhe  toka  në Klos  të Burelit  kushtoka  më  shtrenjtë 265  lekë/m2, apo  në Këlcyrë  356 lek/m2  etj…

    Përfaqësuesit e shoqatës duke bërë këto krahasime shtrojnë pyetjen: Mos  vallë këto  çmime qesharake, pra  shumë  të ulëta, të  tokës  në Bregdetin  e Jugut  janë  të  rastësishme? Përgjigja është e shkurtër dhe e saktë: Jo

    Sa vlejnë tokat bujqësore, livadhet e pyjet në Bregun e Jugut?

     

    Fshatrat e Vlorës Lekë/m2    

    Nr

    Fshati  Zona kad Vlera tok bujq Vlera livadhe Pyjet

    1

    Kaninë 327 197  

    2

    Nartë 327 197  

    3

    Hoshtim + Panaja 327 197  

    4

    Zvërnec 393 168  

    5

    Akërni 327 197 255

    6

    Poro 327 197 253

    7

    Shushicë 327 197 253

    8

    Radhim 327 324  

    9

    Tragjas 327 197  

    10

    Dukat  Fushë 191 197  

    11

    Dukat  Fshat 327 197  

     

    Bashkia Himarë Lekë/m2    

    Nr

    Fshati  Zona kad Vlera tok bujq Vlera livadhe Pyjet

    1

    Palasa 327 198  

    2

    Gjilek 327 197  

    3

    Dhërmi 327 227 250

    4

    Ilias 393 197  

    5

    Vuno 327 215  

    6

    Qeparo 327 187  

    7,8,9

    Himara Fshat 327    

     

    Bashkia Sarandë  Komuna Lukovë Lekë/m2    

    Nr

    Fshati  Zona kad Vlera tok bujq Vlera livadhe Pyjet

    1

    Borshi 243 62 182

    2

    Nivica 243 151 182

    3

    Shën-Vasil 243 151 182

    4

    Lukovë 243 151 182

    5

    Sasaj 243 151 182

    6

    Piqeras 243 151 182

    7

    Qazim Pali 243 151 182

    8

    Çorraj 243 151 182

    9

    Fterrë 243 151  

    10

    Ksamili 310 151 182

    Njëllojë edhe 16 fshatrat e tjera e Rrethit Sarandë