Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës

551
Sigal

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës Arjan Balliu. Vendimi është marrë sot nga KPK-ja pasi rezultoi se gjyqtari kishte probleme me pasurinë.

Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK për një raport negativ financiar, për dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Edhe pse Arjan Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingu’, sot Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe e shkarkoi nga detyra.

Problemet me pasurinë:

Sipas BIRN nga KPK-ja gjyqtarit iu vu në dukje se ILDKPKI e kishte gjetur atë në dy raste konflikti interesi, po ashtu për disa pasuri të tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime, ndërsa në disa raste edhe deklarimi i rremë në deklaratat vjetore ose atë për llogari të vetingut.

Gjyqtarit iu në dukje se transaksionet e lidhura me tre apartamente ishin ndër problemet kryesore të tij. KPK vuri në dyshim burimin e ligjshëm për blerjen e tyre dhe tha se kishte gjetur deklarim të rremë, mosdeklarime, dyshime për fshehje pasurie dhe vuri në dukje mundësinë e veprimeve fiktive. Po ashtu probleme u gjetën edhe për një garazh.

Gjatë relatimit u vunë iu komunikuan edhe dy momente të konfliktit të interesit. Një prej rasteve kishte të bënte me qenien e Balliut relator në një gjykim ndaj A. Gjatës.

Emri u përmend nga vetë gjyqtari gjatë leximit të mbrojtjes, ndërsa u bë me dije se ai kishte qenë përfaqësues me prokurë i kompanisë të cilit gjyqtari i kishte blerë në vitin 2007 apartamentin për 2 milionë lekë.

Rasti i dytë i konfliktit kishte të bënte me faktin që Balliu kishte vijuar të figuronte i regjistruar si avokat në Qendrën Kombëtare të Biznesit edhe pasi ky i fundit kishte filluar punë si Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.