Presidenti Nishani dekoron CEO-n e UNIQA Group AUSTRIA me “Medaljen e Mirënjohjes”

    218

    Medalja iu akordua z. Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Group AUSTRIA njëkohësisht Kryetar i Bordit Mbikqyrës të SIGAL UNIQA, me motivacionin “Për kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe fuqizimin e tregut të sigurimeve në Shqipëri; për rolin e veçantë në përmirësimin e vazhdueshëm të legjislacionit lidhur me këtë treg dhe ndihmesë të vyer në disa evenimente të rëndësishme në festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë”. Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë z. Erhard Busek, Anëtar i Bordit Mbikqyrës të SIGAL UNIQA dhe ish Koordinatori i Paktit të Stabilitetit, Zv. Ministri i Financave, z. Alfred Rushaj, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri z. Florian Raunig, Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare znj. Enkeleda Shehi dhe përfaqësues të financave dhe biznesit shqiptar. UNIQA Group AUSTRIA është aksioneri më i madh i SIGAL UNIQA (68.64% të aksioneve të kompanisë). Investimi në SIGAL është konsideruar një histori suksesi nga UNIQA Group AUSTRIA e cila operon në 21 shtete evropiane. z. Brandstetter është ideatori dhe iniciuesi i marrëveshjes me SIGAL si dhe i disa aktiviteteve të rëndësishme të cilat kanë promovuar Shqipërinë në Europë të tilla si Konferenca e CEO-ve (2009) dhe Vizita e gazetarëve Austriakë (2012). Gjithashtu, pak javë më parë, me mbështetjen e UNIQA Group AUSTRIA u mundësua ardhja e Armëve të Skënderbeut për herë të parë në Shqipëri. UNIQA Group AUSTRIA, si një ndër investirorët strategjikë në tregun shqiptar të sigurimeve, është ndër investitorët më të rëndësishëm të huaj jo vetëm për SIGAL UNIQA por për të gjithë tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon pasi ka kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të tij duke mundësuar mbështetje të fuqishme financiare, menaxheriale, njohuri të shumta për produkte novatore sigurimi që i nevojiten publikut shqiptar, të gjitha këto falë eksperiencës 130 vjecare të UNIQA. Rreth UNIQA Group Austria UNIQA Group Austria është grupi më i madh Evropian i sigurimeve në Evropën Qendrore-Lindore. Grupi ka një prezencë të fortë rajonale pasi operon në 21 vende të Evropës dhe që nga viti 2007 ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri nëpërmjet kompanisë më të madhe të sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria. Grupi ka 20,000 punonjës, 8.1 Milionë klientë, mbi 24 Miliardë Euro asete nën menaxhim dhe është vlerësuar në vijimësi nga ‘Standard&Poor’s” me ‘A’.
    Rreth UNIQA Group Austria SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, u shpall sërish ketë vit si një ndër 100 kompanitë më të mëdha të Europës Jug-Lindore pasi përbëhet nga 7 kompani sigurimi dhe 1 fond pensionesh private. Që prej vitit 2002, SIGAL është udhëheqës i tregut duke zotëruar mesatarisht 32% të tregut të sigurimeve jetë, jo-jetë dhe pensioneve private në vend si dhe është udhëheqës i tregut edhe përsa i përket pagesës së dëmeve.