Policia e Ramës i sulmoi me gaz, ja ç’po ndodh në spital me protestuesit

109

Me dhjetra protestues të opozitës janë përcjellë në orët e fundit drejt Ugjencës së Tiranës për të marrë ndihmën e parë pas helmimit me gaz lotsjellës që iu bë nga forcat e rendit.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Partia Demokratike, gjendja e tyre është e rënduar me probleme të theksuara në frymëmarrje.

Gjatë protestës te Parlamenti, Policia sulmoi me gazlotsjellës qytetarët, ashtu sikundër ka vepruar edhe në protestat e mëhershme të opozitës.