JA PROCEDURAT E BASHKIMIT FAMILJAR

    3971
    Ambasada amerikane: Bashkimi familjar, ku ndryshojnë procedurat
    Zyra konsullore në Tiranë sqaron diferencën e aplikimit të një qytetari amerikan me pasaportë apo zotëruesit të “green card”
    Procedurat për bashkim familjar u shpenzojnë shtetasve shqiptarë kohë të gjatë, që shpeshherë shkon edhe në vite. Ambasada amerikane në Tiranë sqaroi diferencat që ekzistojnë në procesin e bashkimit familjar mes një qytetari amerikan dhe zotëruesit të “kartës jeshile”. Sipas rregullave që zbaton edhe zyra konsullore në Shqipëri, kur bëhet fjalë për bashkim familjar me një qytetar amerikan (zotërues i pasaportës amerikane), atëherë koha e pritjes është shumë më e shkurtër. Në rast se bashkimi familjar bëhet me një shtetas zotërues të “green card”, atëherë kërkohen vite deri në përfundimin e të gjithë procedurave. 

    1 – Kemi dërguar dokumentet në USCIS për peticionin I-130 bashkim familjar midis bashkëshortëve dhe kemi marr një reciept i-797C me email dhe me post “case was recived”. Cili është hapi që vjen pas kësaj?
    Zyra konsullore: “Në varësi se çfarë statusi ka bashkëshorti juaj, (qytetar amerikan, apo banor i përhershëm i ligjshëm – me green card), ndryshojnë edhe procedurat. Ndryshimi ndërmjet tyre është koha e pritjes. Nëse bashkëshorti është qytetar amerikan, ju jeni në kategorinë IR1 ose CR1: pasi dorëzohet peticioni I-130 tek USCIS, duhen rreth 7-8 muaj për miratim nga USCIS, pastaj dosja i kalon NVC. Rreth një muaj më pas NVC ju kontakton me dokumentacionin që duhet t’u dërgoni. Parashikuar që i keni dërguar të gjitha dokumentet, NVC do t’ju caktojë një datë takimi për intervistë në Seksionin Konsullor në Tiranë. Sa më shpejt e sa më të saktë i dërgoni dokumentacionin e kërkuar NVC-së që në herën e parë, aq më shpejt ju caktohet data e intervistës nga NVC-ja. https://travel.state.gov/…/the-immigrant-visa-process.html”.

    2 – Jam student në një universitet të Tiranës. Dua të aplikoj për vizë turistike më 15 maj. A përfitoj dhe sa zgjat intervista nga aplikimi?
    Zyra konsullore: “Hapat e aplikimit bëhen online dhe ju caktoni një datë interviste të përshtatshme për ju. Rasti juaj do të shqyrtohet në momentin e intervistës dhe zyrtari konsullor do ju thotë nëse ju gjendeni i kualifikuar ose jo për këtë kategori vize. https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/nonimmigrant-visas-sq/”.

    3 – Kam marrë vizë 3-vjeçare. Sa kalime vajtje-ardhje mund të bëj brenda një viti?
    Zyra konsullore: “Na vjen mirë që e shtroni këtë pyetje. Ju mund të udhëtoni kur të jetë e përshtatshme për ju. Viza turistike është për qëndrim/vizitë për një kohë të shkurtër në SHBA, zakonisht për aq kohë sa keni deklaruar në intervistë. Viza trevjeçare do të thotë që ju mund të udhëtoni përsëri vitet pasardhëse për të njëjtën periudhë kohe që i keni deklaruar konsullit, apo që keni shënuar në aplikimin për vizë”. 
    Ambasada: Kur duhet të paraqiteni për intervistë
    Radhët e gjata në dyert e ambasadës amerikane në Tiranë tashmë janë një normalitet. Në një njoftim, zyra konsullore ka ftuar aplikantët që të mos paraqiten ditën e intervistës disa orë përpara takimit të parashikuar. “A e dini se duhet të paraqiteni në Ambasadë vetëm 10-15 minuta përpara kohës së caktuar për vizë? Nuk ka nevojë që të vini me orë përpara, apo të prisni në radhë jashtë murit të Ambasadës. Nëse po udhëtoni nga jashtë qytetit dhe jeni herët për takimin tuaj, shkoni në një kafene dhe shijoni një kafe”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
    Viza që përfitohen nga familja
    Dy kategoritë e grupeve të Vizave që Përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, specifikisht Akti i Imigracionit dhe Kombësisë (INA). Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, ndiqni hapat në Procesin e Vizë Emigruese në usvisas.state.gov. 

    Vizat Imigruese Bazuar nё familjarё tё drejtpёrdrejtё (Të Palimituarit): Kёto lloje vizash bazohen nё njё lidhje tё ngushtё familjare me njё qytetar Amerikan, qё pёrcaktohen si i afёrm i drejtpёrdrejtё (Immediate Relative – IR). Numri i imigrantёve nё kёto kategori nuk kufizohet pёr secilin vit fiskal. Llojet e vizave bazuar nё tё afёrm tё menjёhershёm pёrfshijnё:

    IR-1: Bashkёshort/e e Qytetarit Amerikan;
    IR-2: Fёmijё nёn moshën 21 vjeç i Qytetarit Amerikan;
    IR-3: Jetim i birёsuar jashtё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
    IR-4: Jetim qё do tё birёsohet nё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
    IR-5: Prind i njё Qytetari Amerikan, i cili ёshtё tё paktёn 21 vjeç.

    Vizat Imigruese Bazuar nё Preferencёn Familjare (Të Limituarit): Kёto lloje vizash janё pёr lidhjet familjare mё specifike, mё tё largёta, me njё qytetar Amerikan dhe disa lidhje tё pёrcaktuara me Banorin e Pёrhershёm tё Ligjshёm (LPR). Pёr imigrantёt me preferencё familjare ekzistojnё kufizime numerike pёr çdo vit fiskal, tё cilёt tregohen nё fund tё çdo kategorie. Kategoritё e vizave imigruese bazuar nё preferencёn familjare janё:

    Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarёve Amerikanë dhe fëmijët e tyre, nё qoftё se kanë;
    Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenё, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tё banorёve të përhershëm tё ligjshёm. Të paktën 27 për qind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;
    Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarёve Amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
    Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanё janë të paktën 21 vjeç.
    Shënim: Gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjehrri dhe vjerra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.
    Hapat qё duhen ndjekur pёr tё aplikuar pёr vizё imigruese:
    Hapi 1: Dorёzoni njё peticion vize imigruese pranё Shёrbimeve tё Nënshtetёsisё dhe Imigracionit të SHBA (USCIS).
    Hapi 2: Qendra Kombёtare e Vizave (NVC) do tё marrё peticionin nga USCIS dhe do tё pranojё aplikimin pёr vizё imigruese. Pёrgatisni dokumentacionin e kёrkuar pёr ta dorёzuar pranё NVC. Vini re se oficeri konsullor mund tё kёrkojё dokumente shtesё, apo tё rinovuara nё ditёn e intervistёs pёr vizё imigruese.
    Hapi 3: Vizita mjekёsore dhe paraqitja pёr intervistёn tuaj pёr vizёn imigruese nё Seksionin Konsullor.
    Sigal