Ja cilët deputetë janë aktivë dhe cilët nuk janë aktivizuar

479
Sigal

Monitorim i aktivitetit të komisioneve parlamentare

Monitori parlamentar  ka kryer studimin mbi aktivitetin e deputetëve të Kuvendit, duke u bazuar në dokumente parlamentare, (listë-prezencat, procesverbalet e diskutimeve  në mbledhjet e komisioneve parlamentare,  deklarimet publike etj.) për periudhën shkurt 2010 – janar 2013. Metodologjia e përdorur ka synuar të marrë në shqyrtim burime parësore  për të arritur në përfundimin  se, cilët kanë qenë deputetët më aktivë dhe produktivë të zgjedhur në legjislaturën e XVIII të Kuvendit, si dhe cilët kanë qenë më inaktivët dhe parazitët. Monitorimi është shtrirë në të gjithë aktivitetin e të zgjedhurve të popullit që nga pjesëmarrja e tyre në komisionet parlamentare, aktivizimi i deputetëve në procesin e ligjbërjes në këto komisione dhe përfshirja e tyre në debatet për çështje që kanë qenë të lidhura me fushën që ata  apo subjekti politik ka parashikuar që të përfaqësojnë në këto komisione.  Studimi ka përfshirë edhe fenomene të braktisjes dhe shpërfilljes që deputetë të Kuvendit i kanë bërë kontributit të tyre të drejtpërdrejtë në ligjbërje, apo pjesëmarrjes në mbledhjet e komisioneve parlamentare si një mundësi për të shprehur pikëpamje dhe demonstruar formimin e çdo individi që merr një mandat popullor.

Komisioni për Çështjet Ligjore, deputetët më aktivë. PD – Ilir Rusmali, PS- Damian Gjiknuri. Deputetët më inaktive,  PD Paulina Hoti, PS- Dashnor Peza

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, deputetët  më aktivë, PD- Edmond Spaho, PS- Erion Braçe. Deputetët inaktivë, PD- Vath Tabaku, PS- Ervin Koçi

 Komisioni për Politikën e Jashtme, deputetët  më aktivë, PD- Fatos Beja, PS- Arta Dade. Deputetët inaktivë, PDIU- Shpëtim Idrizi

PS- Olta Xhaçka

Komisioni për punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetët më aktivë, PD- Tritan Shehu, PS- Eglantina Gjermeni. Deputetët inaktivë, PD- Ndue Paluca, PS- Astrit Beci

Komisioni për Integrimin Europian, deputetët më aktivë, PD- Arenca Trashani, PS- Ditmir Bushati. Deputetët inaktivë, PD- Rajmonda Bulku, PS- Marko Bello

Komisioni për veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, deputetët me aktivë, PD- Jemin Gjanaj, PS- Eduard Shalsi. Deputetët inaktivë, PD- Dashamir Tahiri, PS- Sadri Abazi

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit, deputetët më aktivë, PD- Mark Marku. PS- Alfred Dalipi. Deputetët inaktivë

PD- Fatbardh Kadilli, PS- Luiza Xhuvani

Komisioni për Sigurinë Kombëtare. Deputetët më aktivë

PD- Leonard Demi, PS- Ilir Gjoni. Deputetët Inaktivë, PD- Ndriçim Babasi, PS- Armando Prenga

Verifikimi për sa më lart mund të bëhet individualisht, duke shfrytëzuar dokumentet e mësipërm në bibliotekën e Kuvendit si dhe në faqen online të tij.