Inxh. Qerim Ismeni/ Mjedisi dhe mosha e makinave 

    434
    Sigal

    Në ndotjen e mjedisit me burim nga automjetet  influencojnë shumë faktorë –subjektiv

     Mjedisi dhe mosha e makinave  21.10.2014

    Mbështetur ne strategjinë e cilësisë ajrit dhe mjedisit, automjetet me ditëlindje (dt. Prodhimi para vitit 1995) duhet të hiqen nga qarkullimi-deklaroi para disa ditësh në një nga gazetat e përditshme  Drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit. Në pamje të parë, n.q.s nuk thellohemi, duket si  një veprim pozitiv në favor të mjedisit, por n.q.s thellohemi rezulton si një veprim  jo i mbështetur në treguesit tek-ekonomik –social të vendit tonë, pra duket si një veprim detyrues i pa argumentuar dhe i pa nevojshëm sepse : Në ndotjen e mjedisit me burim nga automjetet  influencojnë shumë faktorë –subjektiv, që varen nga poseduesi  i automjetit dhe objektiv që varen nga : cilësia e karburantit, çmimi i tij, kushtet klimatike të rajonit ku bëhet fjalë, drejtimi i rrugëve në raport me trëndafilin e erës, shpejtësia e pranueshme (optimale) e lëvizjes, shpeshtësia e kryqëzimeve apo semaforëve, dimensionet e korridorit ajror, nr. i ditëve me depresion – me presion atmosferik të ulët barometrik, cilësia e trasesë rrugës, gjelbërimi  dhe më kryesorja kontrolli i shfrytëzimit të automjeteve –shërbim i deleguar një kompanie zvicerane CGS Automotive  Albania  Shpk .

    Sa më sipër peshë në përmirësimin e cilësisë së ajrit kanë faktorët, që janë objektiv për poseduesin e automjeteve. Ndër  këto faktorë –disa varen nga mënyra e qeverisjes dhe disa të tjerë si ato klimatik shfrytëzohen nga mirëqeverisja. Nga ana tjetër të flasësh për cilësi ajri duhet nënkuptuar hapësira brenda zonave të banuara për vetë faktin se pesha (pjesa) e ndotjes së ajrit nga automjetet e transportit në raport me burimet e tjera të ndotjes së globit si prodhimi i energjisë, çimentos, material ndërtimi, kimike, metalurgjike, trajtimi i mbetjeve urbane, bujqësi –blegtori, zjarret në pyje, vullkanet, shpërthimet e gazit natyror  gjatë kërkim shfrytëzimit për hidrokarbure etje –është e ulët. Kjo shpjegohet me cilësinë e lartë të lëndëve djegëse për motor me djegie të brendshme në automjete në raport me lëndët djegëse të përdorura në industritë e tjera për energji  termike.

    Qe te flasim për ndotjen nga automjetet dhe mundësinë e nxjerrjes nga qarkullimi për efekt të moshës (dt.lindjes ) duhet të kemi të qartë hartën (gjeografinë) e lëvizjes së automjeteve dhe se nga çfarë nyejsh përbëhet automjeti, si dhe ne se nyja që shkakton ndotjen është e ndërrueshme, riparueshme apo JO. Automjetet përbëhen minimumi nga 9 sisteme: – Skeleti ose korniza, Motori, Sistemi i transmetimit të fuqisë, ai i Drejtimit, Frenimit, Lëvizjes, Ndriçimit, Karroceria ose Kabina, Kondicionimit shto dhe ndonjë sistem teknologjik-ngarkimi apo shkarkimi. Mes këtyre nyjeve – nyja më kryesore që prodhon Energjinë për lëvizje është Motori, i cili ka për detyrë që energjinë kimike të lëndës djegëse (karburantit ) Benzinë apo Naftë ta shndërrojë në punë mekanike –pra në lëvizje të automjetit.

    Procesi i djegies që realizon motori jep Energjinë si dhe Gazet e djegies që përmbajnë elementet ndotës, të cilët janë Funksion i cilësisë Lendes Djegëse (L d), aftësisë (kualifikimit ) të përdoruesit dhe gjendjes teknike të motorit.  Sa më sipër emetimi i gazeve ndotës në  masë më shumë se 60% janë funksion i cilësisë karburanteve. Përsa i përket ndotjes me shkak gjendjen teknike të automjetit së pari :  Në kushtet e çmimit të karburantit të ngarkuar me disa taksa që është baras me afër 1/3 Kg mish, vështirë të gjenden përdorues që e përdorin atë  automjet me gjendje jo  të mirë. Së dyti: Sipas nenit 79 të Kodit Rrugor në Rep. e Shqipërisë  Kontrollet teknike Vjetore dhe ato periodike kryhen në Qendrat e kontrollit  Teknik të Drejtorisë Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit  Rrugor ((D P Sh T R ), që për  fatin tonë  !? Ja  kemi deleguar (dhënë koncension ) kompanisë Zvicerane CGS Automotive sh.p.k, nqs qeveritë tona janë shumë të zëna me punë dhe se mbështetur në direktivën e BE 2009, kontrolli i gazeve ndotës (gjendjes motorit ) është 1 në 29 treguesit që kontrollohen, që nga këndej bie poshtë arsyeja (nevoja) për nxjerrjen e aktit normative për heqjen nga qarkullimi të automjeteve me shkak moshën-aq më tepër kur është bërë e detyrueshme vendosja e Marmitës Katalitike, pajisje që djeg hidrokarburet e pa djegur ( HC), monoksidin e karbonit (CO) si dhe zbërthen oksidet e azotit (NOX).

    Nga ana tjetër shtrohet pyetja :Vallë gjithë sistemet e automjetit konsumohen njëherësh ?-Natyrisht që Jo. Në kushtet kur njerëzimi po konsumon rezerva të përtëritshme e të papërsëritshme 1.5 herë aftësinë e planetit, kur ky brez po konsumon paradhënie atë që ju takon brezave që do të vijnë, në kuadër të Objektivave të OKB “Për një Zhvillim të Qëndrueshëm, kur problemet e mbrojtjes së Klimës e Punësimit në mbarë botën janë në pikën më kritike në histori shtrohet pyetja : A është e justifikueshme shkencërisht e ekonomikisht nxjerrja nga qarkullimi i automjeteve (kur motori i tyre përbën në çdo rrethanë më pak se 30-40 % të çmimit  të tyre, bazuar në datëlindje, kur dita e punës  së punëtorit në ndërmarrjet e Fasonit e shumë të tjera është më pak se 800 lekë ose 100 lek/orë !?) Vetëkuptohet përgjigja për kushtet tona  është Jo dhe vetëm Jo me cilësi ajri të garantuar.

    Sa më sipër: vetë çmimi i karburantit ndalon çdo përdorues që të përdorë një automjet që nuk shfrytëzon në max energjinë e Ld edhe sikur filtri i Kontroll Kolaudim Automjeteve ta lejonte dhe se pikërisht për këtë nuk ka pse me ligj apo VKM të limitohet mosha e automjeteve dhe se detyra e politikbërsave në këtë kontekst është : 1.T’ju jepni frymëmarrje qyteteve tona që janë bykosur gjatë këtyre 24 vjetëve “Demokraci”- Rrumpallë duke mobilizuar Urbanist të nivelit të lartë dhe duke i mbështetur  me infrastrukturën e domosdoshme ligjore.

    2. Të forcohen rregullat e qarkullimit brenda qyteteve.  3. Të sinkronizohen semaforët e akseve kryesore. 4. Brenda qyteteve  në çdo aks kryesor me ngarkesë (nyje e ngushtë) të studiohen e projektohen nënkalime duke mos përjashtuar dhe mbikalime për  këmbësor e biçikleta.  5. Të rritet shpejtësia e lëvizjes për të gjithë automjetet brenda qytetit.  6. Të stimulohet transporti urban publik dhe jo të kërcënohen përdoruesit  e këtij shërbimi çdo 6 muaj me rritjen e çmimit të shërbimit.

    Pra  mendoj se kjo është rruga e pakësimit të ndotjeve të ajrit brenda qyteteve tona dhe jo shtrenjtimi i jetesës së qytetarëve dhe ulje e punësimit.