Braçe: Presidenti s’ka të drejtë të propozojë emra për KM në BSH

520
Sigal

TIRANË – Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar përmes rrjetit social ‘Facebook’ ndaj deklaratës së Presidentit Nishani në media për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
 
Braçe në rrjetin social thekson se “Nuk ka asnjë nen ne ligjin ‘Për Bankën e Shqiperise’ ku te thuhet se Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
 
Ai shton më tej se sipas ligjit Kandidatët për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës propozon vetëm Kuvendi,Qeveria dhe vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. 

brace fb