Fadil Kepi: Pensioni për emigrantët, profesorët dhe minatorët e nëntokës

    388
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet për të përfituar pension të plotë, të reduktuar familjar, invaliditeti, si dhe lejet e lindjes

    Cilat janë ndryshimet në ligjin i ri të pensioneve për lejet e lindjes?

     Sipas nenit 27 të Ligjit të ri të Sigurimeve Shoqërore leja para e paslindjes për gratë e siguruara paguhet kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit, rasti, kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm. Leja para e paslindjes për gruan që ka në shtatzëni një fëmijë mbetet siç ka qenë, 365 ditë kalendarike dhe për nënat që presin të lindin binjakë, ose më shumë fëmijë në një lindje, 390 ditë kalendarike. Por, në ligjin e ri bëhen këto 3 ndryshime:

    Së pari, leja e detyrueshme e paslindjes deri 31.12.2014 ka qenë 42 ditë kalendarike, me ligjin e ri është 63 ditë kalendarike.

    Së dyti, për herë të parë në vendin tonë në Ligj është parashikur që: “pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai, ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta ushtruar nëna”.

    Së treti, e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar, llogaritet me 80 % të mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të 12 muajve të fundit nga dita e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes. Për periudhën tjetër të lejes, duke filluar nga dita e 151-të deri në ditën e 330-të të lindjes (deri në përfundim të saj) paguhet me 50 % të pagës së mësipërme. Me Ligjin e Sigurimeve Shoqërore që ka qenë në fuqi deri më 31.12.2014, leja e lindjes është llogaritur e paguar me përqindjet e mësipërme mbi pagën bruto.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf