Fadil Kepi/ Pensionet për punonjësit e Policive, mësuesit, punëtorët e nëntokës dhe nënat me shumë fëmijë

    476
    Pyetje 
    Disa punonjës të policive të Komunave dhe Bashkive shkruajnë: Ditët e fundit përmes mediave të shkruara, vizive edhe elektronik u informuam se me ndarjen e re administrative në 61 Bashki, nuk do të ketë Polici Bashkiake. Ne, që kemi punuar në Komuna dhe Bashki dhe na shkurtohet vendi i punës, a përfitojmë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi?
    Përgjigje
    Pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në moshën 47 vjeç, kur kanë 15 vite punë si ushtarak, sipas ligjit 10142, datë 15.05.2009 përfitojnë vetëm ata që kanë punuar në Policinë e Shtetit, të Burgjeve dhe të Zjarrfikësve. Pra, punonjësit që kanë punuar në policitë e Komunave dhe Bashkive, si edhe ata të policive pyjore, elektrike, të ndërtimit, policinë financiare etj., kur u shkurtohet vendi i punës nuk përfitojnë pagesë kalimtare dhe as pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Punonjësve që kanë punuar në policitë e Komunave dhe Bashkive kur u shkurtohet vendi i punës përfitojnë lejen e zakonshme për periudhën e punuar gjatë këtij viti, sipas nenit 92 të Kodit të Punës.
    Sigal

    Për më tepër lexoni gazetën Telegraf