Dilaver Bengasi/ Të pathënat e dinamitit n ëish-Ambasadën Jugosllave më 23 maj

883
Autogol në ambasadën jugosllave
Në vitet 80-t si gjithë Lindja, edhe Jugosllavia ishte në krizë. Por në Jugosllavinë Federative kishte de një problem më shumë, që ishte kriza etnike që përfshinte gati tërë shtetin e përbërë nga 6 republika (Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia) dhe dy krahina (Kosova e Vojdovina). Shtypja e serbëve ishte e njohur dhe më e dukshme, veçanërisht mbi shqiptarët e Kosovës. Niveli i jetesës ishte jo vetëm disa herë më i ulët se mesatarja në republikat e tjera të Jugosllavisë, por ishin të rënda shkelja e lirive dhe të drejtave kombëtare që shtoheshin vazhdimisht në dëm të popullit etnik kosovar. Pikërisht në këtë situate dramatike që ziente prej kohësh, në muajin mars të vitit 1981 shpërthyen demonstratat e rinisë dhe të popullit kosovar, kundër shtypjes dhe diskriminimit etnik. Serbomëdhenjtë dhe UDB-ja jugosllave u përgjigjën me dhunë dhe me diversione politik. Për të shtypur demonstratat u përdorën jo vetëm policia, por edhe ushtria, jo vetëm tanket, por edhe zjarri i armëve. U vranë dhe u plagosën me qindra shqiptarë. Masat ushtarake dhe policeske të represionit masiv, të ndërmarra nga serbomëdhenjtë ndaj popullsisë dhe rinisë së pafajshme dhe të pambrojtur kosovare, sensibilizuan opinionin ndërkombëtar. Gjakderdhja nxiti më tej revoltën masive për të siguruar të drejtat legjitime kushtetuese e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë.
Në aspektin e brendshëm
Ndërsa në aspektin e brendshëm shteti jugosllav përdori dhunën e policisë dhe tanket e ushtrisë, për të mposhtur demonstratat e popullit të Kosovës, në aspektin e jashtëm UDB-ja ndërmori aksionet c saj agjenturore ndaj Shqipërisë në këtë anë, për të spostuar vëmendjen ndërkombëtare nga ngjarjet dhe tensionet e brendshme në Jugosllavi. UDB kishte njerëzit e saj të specializuar për veprime komplotiste e agjenturore ndaj vendit tonë, edhe kësaj here nuk heshti. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal