(Kurora, lule, karafila për MARIGO POSION)
Gusht me zjarre e me viktima me dëme në bujqësi e blegtori, në fushë dhe në mal. Dëmtuan atë që për qindra vjet dora e njeriut dhe vet natyra kanë ndërtuar për bukuri dhe që një dorë e keqe të drejtuar nga mendje të këqija gabuan me aq dëme që bënë.
Në traditën labe “dita e dasmës nuk kthehej.” Takimi i brezave në këtë muaj caktuar një vit më parë nuk u anullua. Biles u zhvilluan si një garë midis Sh. A. K të fshatrave. Në Kuç, në Kallarat, në Bolenë, Vranisht, Tërbaç, Brataj, Vermik, Ramicë, Kaninë, Armen, Vajzë sot dhe Mazhar dolën mbi të tjerët në organizim. Për mbi ta, për mua, qendroi Vranishti dhe Mazhari në Sevaster që për herë të parë arriti një organizim me përsosmëri të lartë. Ceremonitë vazhdojnë deri në fund të muajit: GËZUAR FESTAT. Për të bërë gjithnjë të veçantën Dega e SH.A.K. “Labëria” në Vlorë mendoi ndryshe! Për të respektuar e kujtuar figura patriotike kombëtare, që nuk janë nga Vlora, por kanë bërë për Vlorën më shumë se vlonjatët.
Vite më parë veçuam Avni Rustemin duke përkujtuar përvjetorin e vdekjes dhe sot në 93 vjetorin e vdekjes së MARIGO POSIOS 1878 – 1932. Hartuam një projekt për të organizuar një konferencë shkencore në kujtim të saj: Duke u konsultuar me shok të tjerë na rekomanduan një përvjetor jubilar ose një datëlindje jubilare të saj. Detyrimi për të qenë kaq të angazhuar për të, veç të tjerave, na e dikton qenia e saj midis themeluesve të Klubit “Labëria” 1908 me president nderi I. Qemalin.
Ka nevojë brezi të dijë:
– Në ç’mjedis kaloi fëminia e Marigos? – Si e priti dhe përjetoi kjo grua shpalljen e Pavarësisë 1912. Ndikime dhe qëndresa në organizimin e Luftës së Vlorës 1920.- Qëndrimi personal i Marigos për vrasjen e Avni Rustemit nga zogistët. – Revolucioni 1924 dhe roli i saj kundër Zogut.- Familja shkriu pasurinë. Familjen e saj e ndjekin fatkeqësi dhe vdekja në varfëri. Sot në këtë ditë të premte kujtojmë që Marigoja mbylli sytë më 23 gusht 1932, si e përbuzur nga mbreti Zog, por e përkrahur dhe e dashuruar e respektuar nga vegjëlia vlonjate.
Amerikanë, anglezë, serb dhe grek e rrëzuan revolucionin Fanolian. Me Taf Kaziun plaçkitën Vlorën dhe familjen POSIO. Familja ndiqet nga fatkeqësi të një pasnjëshme FERINIQI (ish bija e saj dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Marigos), vdes vajza e vogël Liria. Sëmuret vet Marigoja, vjen duke humbur shikimin, u rënuan ekonomikisht dhe bashkë me burrin, Jovanin, shkojnë në Tiranë. Kërkonte pension, por qeveria e kohës e mashtronte. Ja çfarë shkruhej në shtypin e kohës: “Dielli nuk mbulohet me shoshë. Ne kërkojmë që sa më parë t’i jepet pension kësaj patrioteje. Për këtë padrejtësi të kësaj gruaje kryelartë qajnë me lot zemrat e shumë vlonjatëve”.
Siç shkruan më poshtë: “Me një mijë bela mezi ju dha një shpërblim me 200 franga … por që shpejt ja prenë”. Duke humbur shikimin më 23 gusht 1932 mbylli sytë.
Qëndrimin mospërfillës të Qeverisë e plotësoi qëndrimi heroik i popullit të Vlorës, që e ka konsideruar një HEROINË E LIRISË dhe e nderon atë deri në ditët e sotme.
Marigoja u varros në Zvërnec të Vlorës, pranë varreve të familjarëve të saj. Regjimi zogist “nuk u përkujdes as ta varroste me shpenzimet e shtetit e me nderimet që i takonin, si një pionere e flamurtare e atdhetarizmit”, – shkruhet në shtypin e kohës. Por atë që s’mundi ta bëjë regjimi e bëri populli i Vlorës, i cili e përcolli këtë grua të shquar me nderimet e duhura. “Karvani i vlonjatëve që morën rrugën për në Zvërnec, – kujtonte Ymer Picari, – ishte më i madh se çdo herë tjetër. Pa marrë parasysh vapën e madhe të gushtit ne e përcollëm atë me dhimbje në zemër duke i dhënë lamtumirën e fundit”.
Humbjen e saj e vajtoi dhe shtypi i kohës. Duke njoftuar vdekjen e saj një gazetë e quante atë “atdhetarja më e madhe e Shqipërisë dhe shembull për të gjitha gratë shqiptare”, “Femrave revolucionare e lirisë së Shqipërisë”, “Nëna e vërtetë e lirisë së Shqipërisë”.
Më poshtë në nekrollogji pohohet se “Marigoja ishte njëkohësisht inspironjëse dhe profeteshë e çështjes së shenjtë të lirisë shqiptare” dhe shprehet bindja se “historia e vërtetë e Shqipërisë do t’i japë meritën që i ka hije, toka e bekuar e Vlorës le ta mbajë me ngashërim në gjirin e saj… dhe valët e detit të Vlorës le ta lëkundin ëmbëlsisht”. Kurse një organ tjetër i kohës duke lajmëruar vdekjen “në gjendje shumë të varfër të atdhetares së njohur … e cila trashëgoi trimërinë e grave të vjetra shqiptare që jetën, mundimin dhe pasurinë ia kushtoi çështjes kombëtare, e quan Marigonë “heroinë të idesë kombëtare”.

Kronika e zhvillimit të aktivitetit.
Para se të organizohej kjo ceremoni, dy mësuese dhe 15 – 20 fëmijë, rastësisht pranë bustit të saj. U ngrita i takova, u shpjegova që në orën 10.oo do të organizohej një ceremoni me kurora, lule e karafila. Nuk ja u mora dot emrat. Këta fëmijë shoqëroheshin nga dy mësuese. Njëra u shpreh: Kur vajta te busti për t’ju treguar fëmijëve të kampingut që drejtoj: Një rreze drite binte mbi kokën e Marigosë. Dritë pafshi ju të Shoqatës “Labëria” që nuk i harroni këto heroina. Unë jam nga Mirëdita: Kurse tjetra ishte nga Mallakastra .Jo i them unë, Drita jonë janë këta fëmijë që me këtë ngjarje që përjetuan, do ta shtyjnë dhe 100 vjet më tej historinë e saj.
Sekretari i shoqatës në qendër Kastriot Muçaj, përshëndeti në këtë ceremoni, duke e quajtur veprimtari që lë gjurmë në jetën e qytetit, por që sot u përcoll kaq mirë te këta fëmijë. Foli gjate për Marigonë dhe rolin e saj në klubin Labëria. Vendosën kurora në emër të Sh. A. K. “Labëria” Vlorë, Kastriot Muçaj dhe Resmie Ruçi, kryetare e shoqatës së familjeve të dëshmorëve, si dhe lule: Ramica, Tërbaçaj, Velça, Mesapliku, Veteranë, shkrimtarë e shumë të tjerë dhe fëmijë. Albert Habazaj kishte krijuar një poezi në përkujtim të 93 vjetorit të vdekjes.
Prof. Bardhosh Gaçe e vlerësoi shumë këtë kujtesë dhe solli kujtime nga takimi dhe shoqërimi i një grupi korçarëve në Zvërnec. Nuk e di pse vajti kaq mbarë, kur e mendoja thjeshtë vendosje e një kurore tek monumenti i Marigos te “Kali i Trojës”. Por më ngacmoi korrektësia e drejoreshës së gjelbërimit që në orën 08.00 njoftoi: i ke gati kurorat, karafilat dhe tufat me lule.
Shkëlqim Lamaj i gatshëm me makinë për transport, solli dhe 10 pjesëmarrës.
Lajmërova nja 10 shokë. Jo. U mblodhën mbi 50 vet, e kjo vërteton sa shumë e bën diferencën populli. Erdhi një farë Pëllumb Pilic e për të shpallë Qeverinë e tij u mblodhën nja 10 vetë me gjithë bodigardë e shoferët. Për Marigonë për të vendosur një kurorë pa lajmërim grumbullohen 50 vet.
Le t’i prishin lapidarët, le t’i quajnë kriminelë çlirimtarët dhe patriotët, mund të privosh lirinë, pronën, drejtësinë, por kur je futur në përjetësi në zemër të popullit, emri do të kujtohet. Dhe kujtimi është pavdekësi. Nesër vulnetarë të organizuar si çdo vit do të shkojnë në Zvërnec përsëri me lule për te varri i Marigos. Sa mbaroi takimi dhe shpallëm projektin për një konferencë shkencore për Maringon, u afruan vullnetarët e parë, shkrimtarë, historianë, drejtor muzeumesh, kryetar shoqatash, njerëz të artit dhe kulturës në Jubileun më të afërt të saj të organizojmë konferencën e planifikuar, sepse Vlora ka për të thënë aq shumë, sidomos gratë e Vlorës, për të cilat Marigoja dha kontribut të veçantë që gruaja të jetë e emancipuar dhe e barabartë me burrat. Kemi shumë detyrim për të.
I paharruar kujtimi i Marigos!





















