Era Istrefi do të këndojë në festivalin amerikan, ku është edhe Lady Gaga?

587
Kishte premtuar se viti 2017 do të ishte viti i saj dhe duket se po i mban premtimet e saj. Ai filloi mbarë me hitin “Redrum”, një rikthim i shumëpritur, pas një viti mungesë, i Era Istrefit, pas hitit “Bonbon” që i ka kaluar tashmë 300 milionë klikime në YouTube.
Dy ditë më parë, Blitz.al mësoi se këngëtarja nga Kosova ka nënshkruar një kontratë me brand-in “Guess”, ku së bashku me “Nylon Magazine” kanë realizuar edhe një set të mrekullueshëm fotografik. Dhe jo më larg se mbrëmë këngëtarja është shfaqur në studiot e Jimmy Kimmel, pas një takimi që ajo dhe stafi i saj kanë pasur me të.
Por duket se Era nuk ka të ndalur. Burime pranë saj thonë se ajo do të marrë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella. Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane, që bën bashkë zhanre të ndryshme muzikore si, hip hop, indie, elektronik, dance etj.
Këtë vit ishte programuar që pjesë e tij të ishte diva e muzikës Beyonce, por për shkak të shtatzënisë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare, në vend të saj do të ngjitet në skenë Lady Gaga.
Në edicionin e 17-të të këtij festivali ndërkombëtar do të jetë e ftuar edhe Era Istrefi, e cila siç pohojnë burime për Blitz.al do të jetë “qershia mbi tortë”, pra këngëtarja që do të mbyllë eventin.
Vitin e kaluar, në Coachella u shitën mbi 198.000 bileta dhe festivali rezultoi një sukses i madh. Shpresojmë që edhe këtë vit të kapë po të njëjtat shifra dhe të jetë një ogur suksesi edhe për Erën tonë.
Sigal