Epopeja e kusarëve (pjesa e katërt)

565
Sigal

Në këtë vend koti,

Ku bën ligjin horri,

Kërkoj unë idioti,

Të Drejtë Autori!

 

Kam mbi tremijë këngë,

Të lot tepeleku,

Po nuk marr për to,

As një kokërr leku!

 

Po të rroja gjetkë,

Me djersë e me nder,

Unë do të isha,

Një miliarder!

 

Po këtu është prishur,

E shqyer çoparka,

Unë “miliarderi”,

Shpesh jam me qindarka!

 

Të zësh ulërimën,

Që ky fat na ra,

Radiot e ekranet,

Kusari i ka!

 

Dhe kusari punën,

E di si e dredh,

S’mund t’i ndajë me mua,

ato që vetë vjedh!

 

Në vendet normale,

Për hir të vërtetës,

Kjo e drejtë quhet,

Si e drejtë e jetës!

 

Po këtu kusarët,

Një kacidhe s’japin,

Dhe të thonë pa turp:

“Boll na çave trapin”!

 

Trimëri e tyre,

E ka në sekret,

Ndonjë gjobë e vogël,

Diku lart në shtet!

 

Nuk ka dëshirë shteti,

Ndaj s’paguhet kënga,

Sepse po të dojë,

Të shkul që nga rrënja!

 

Po të kishte lindur,

Berisha poet,

Autorët lekë,

Do të merrnin vërtetë!