Bernard Zotaj/ Përvojë pune, angazhime dhe sfida për të ardhmen

    379
    Sigal

    Shoqata Labëria në misionin e saj ka ruajtjen e traditave dhe të zakoneve

    *Kryetari i Degës së Shoqatës “Labëria” për Tiranën

     Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, Dega Tiranë, bëri në fund- janar analizën llogaridhënie me disa tregues, të cilët provojnë domosdoshmërinë e kësaj shoqate, tashmë, me vlera për Labërinë dhe shoqërinë shqiptare. Puna e shoqatës dhe vëmendja e saj u përqendrua në zbatimin e detyrave të shtruara nga Kuvendi i IV i Shoqatës, si dhe të statusit të saj që kanë të bëjnë kryesisht me organizimin, funksionim, zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të kulturës sonë kombëtare dhe të asaj labe. Shoqata Labëria në misionin e saj ka ruajtjen e traditave dhe të zakoneve të Labërisë tek të gjitha anëtarët e saj. Në zbatim dhe në funksion të këtij misioni edhe Dega e Tiranës e shoqatës, punë e saj në këtë periudhë tre vjeçare e ka përqendruar në këto drejtime, theksoi në raportin e paraqitur kryetari i degës Bashkim Qeli. Së pari, njohjen, ruajtjen dhe përcjelljen e traditave të Labërisë, kudo ku jetojnë e punojnë labët këtu në Tiranë. Për këtë arsye, vëmendje iu është kushtuar punës për evidentimin dhe përcjelljen e mesazhit që na kanë lënë të parët. Kështu janë organizuar konferenca dhe simpoziume shkencore në bashkëpunim edhe me institucione të tjera të vendit. Të tilla kanë qenë veprimtaria për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për Luftërat Ballkanike, për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare etj.. Së dyti, Dega ka planifikuar dhe organizuar mjaft veprimtari të cilat e kanë rritur punën dhe kanë ngritur opinionin për të zhvilluar në vijimësi aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e librave të autorëve labë. Të tilla veprimtari kanë qenë ato të organizuara për librat: të Albert Xholit, të Andon Bërxullit, të Servet Tartarit etj.. Së treti, Dega ka iniciuar dhe zhvilluar në bashkëpunim edhe me institucione të tjera veprimtari që kanë të bëjnë me historinë, sigurinë, mbrojtjes, arsimimi dhe kulturën të tilla si: për jetën dhe veprën e Ismail Lesko Progonatit, Sali Nivicës, për Rexhep Qosen, përkujtimore për mjaft dëshmorë dhe heronj, për veprimtarë të shoqatës etj.. Veprimtari të larmishme u organizuar edhe në kuadrin e 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të vendit, ku u dhanë dhe mjaft certifikata “Mirënjohje”, veprimtarëve të degës. Së katërti, Dega ka vendosur një bashkëpunim me mjaft institucione të vendit që duhet t’i thellojë më tej në të ardhmen. Në vijimësi, ajo ka bashkëpunuar dhe me shoqata të ndryshme të vendit dhe me Shoqatën e Ushtarakëve etj.. Këtë punë duhet ta përmirësojmë dhe thellojmë më tej në të ardhmen. Nga veprimtarët e degës për punën e aktivitetin e saj në këto vite veprimtaria e saj është pasqyruar në organet e shtypit të shoqatës, në gazetën “Labëria”. Na del si detyrë që të pasqyrojmë me mirë veprimtaritë e degës sonë në këtë tribunë të lirë të mendimit lab. Gjatë kësaj periudhe anëtarë të degës kanë marrë pjesë në konferenca shkencore të organizuara nga Institucione të ndryshme të vendit. Së fundi, për punë të mirë dhe të kujdesshme gjatë këtij viti janë dalluar në mënyrë të veçantë znj.Zhuliana Zemani, z. Vezir Muçaj, z. Birbil Manaj, z. Avdul Aliko, z. Mrsian Lila, z. Hazis Guma etj.