Bardhyl Berberi: Politikanët dhe biznesmenët shqiptarë , klientë të prostitutës serbe

767
Sigal

Rrëfen   për “Telegraf”,  ish-studentja e Beogradit, sot mbretëresha e
prostitucionit ballkanik. Shqiptarët i njoh mirë  dhe 
çdo fillim viti punën e nis me ta; nga Shën Naumi, Ohri dhe Mali i Zi.
Qëndrimi i policisë, imailet, emrat dhe telefonatat me politikanët, deputetë,
biznesmenët dhe vip-at me emër. Shqiptarët 
janë më dorëlëshuar se kroatët, serbët dhe maqedonasit, kanë para të
madhe dhe kanë blerë jahte dhe shtëpi luksoze. Ja intervista e plotë

 

 

Mikun tim gazetar Mile
Smiljeski  e takova dje tek sheshi i
trageteve në Ohër.   Uruam njëri
tjetrin  dhe  më thotë, 
po deshe prit pak këtu tek tragetet që kthehen nga Shën Naumi  të njohësh një nga “Mbretëreshat” e
prostitucionit në gjithë Ballkanin,  pasi
tek ajo  shkojnë dhe shumë  politikanë dhe bosë shqiptarë 

Nuk kaluan as 10
minuta  dhe në mol mbërriti trageti.   Bashkë më Smiljeskin po prisnim që ajo të
dilte nga trageti.   Filloj të boshatiset
trageti  “Aleksandria”  dhe në fund fare nën shoqërinë e dy bodigardëve
që e shoqëronin, ajo doli.   Ishte një
grua  rreth 30 vjeçe.

-Ja, tha Smiljeski që
e njihte mirë, kjo  është.  Zeljka Rolovic, prostituta numër një në
Ballkan. 

Një grua  me një trup mesatar dhe sy të kaltër  rreth të tridhjetave  në shoqërinë e dy bodigardëve po ecte drejt
platesë që të çonte në breg të liqenit.  Gazetari
maqedonas Smiljeski  iu drejtua. 

– Madam Seljaka (është
emri që përdoret si pseudonim)  si e
kaluat në Shën Naum?

-Mrekulli vij këtu çdo
fillim viti dhe  më shkon mbarë. Shën
Naumi  është vend shumë i shenjtë  dhe unë aty ndjej një pastërti shpirtërore.   

– Më vjen mirë që ju
shoh në Ohër, pasi para disa kohësh kam lexuar një lajm që jeni arrestuar nga
policia  serbe nën akuzën si Mbretëreshë
e prostitucionit  për gjithë Ballkanin  …

– Ah, policia-
psherëtiu ajo -një  avaz ka, të arreston,
të merr dëshmitë dhe numrat e telefonit 
dhe email-et  e këtyre zyrtarëve
të lartë dhe bosëve nga gjithë Ballkani, merr dhe ndonjë  “dhuratë”. 
Dhe e lënë të lirë…  të vazhdojë
profesionin  … arrestuar disa herë  nga policia serbe si një nga “Mbretëreshat e
prostitucionit”  në tërë Ballkanin, por
shumë shpejt e lë qelinë dhe  vazhdon
rrugën e saj të prostitucionit. 

Smiljeski e ftoi të
uleshim në një kafe  fare pranë molit në
buzë të liqenit. 

-Okej, tha ajo,  na pihet një kafe. Liqeni kishte dallgë dhe
më ka përzierë pak.  . 

-Dëgjoni, vazhdoi ajo,  unë nuk jam një prostitutë ordinere  në jahtet e mia  kryesisht në Malin e Zi. Tek jahtet e
mija  kryhet një prostitucion elitar. Me
pushtetarë të lartë dhe biznesmenë tepër të fuqishëm nga gjithë Ballkani. Për
sa u përket individëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Roloviç
tha, se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm,  më pas me politikanë të rëndësishëm sllavë, kroatë  dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të
njohur. 

-Po shqiptarë  ? “Po po janë të shumtë, janë elitë me para
të madhe. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë
edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë
të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u
organizoj “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan për
gazetën  “Telegraf”

– A mund të na thoni
disa emra?, e pyes unë. 

– Jo këta nga goja ime
nuk do t`i mësoni asnjëherë,  se  cilët janë politikanët  dhe biznesmenët  shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic
në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë.  Se përndryshe unë do të shkatërroj biznesin tim…
Por ju them kaq, që i paguajnë shumë mirë 
vajzat e mia  …shqiptarët kanë
pare të madhe dhe nuk iu dhimbsen shumë eurot 
besoj, se janë pare droge apo para të pista …

– Kur e keni
filluar  këtë “zanat “?

– Eh , unë sot  jam 
39-vjeçe. Dhe  në rrugën e prostitucionit
elitar hyri në kohën e universitetit.  Kur ishte studente në Beograd  ajo vinte nga një dramë e rëndë familjare, se
babai i saj kishte vrarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten …

-Ngela në universitet
si peshku pa ujë e kjo më detyroj t`i kthehem prostitucionit  por një prostitucioni elitar  me 
shumë vajza të reja yje top modele dhe këngëtare që vijnë e shesin trupin
e tyre për shuma të majme …