Përgjimet/ “Hiqu si profesori”, si ra në kurth kandidati për polic

622
Sigal

“Kur të të marr unë në telefon, ti do të shtiresh
sikur je profesor Kadria”. Ky ka qenë pakti mes dy shokëve, 44 dhe 34 vjeç, në
mars të vitit 2016 në Tiranë, për të futur në kurth një të ri, kandidat për
Shkollën e Policisë,

Sipas Gjykatës së Tiranës Gëzim Metalia dhe Elton
Hasanllari kanë përfituar 600 euro, nga 900 të kërkuara, nga konkurrenti Bledi
L., duke i premtuar atij se do ta ndihmonin për t’u pranuar në Akademinë e
Sigurisë në shkollën për Patrullën e Përgjithshme.

Pak ditë më parë, Gjykata i fajësoi dy të pandehurit
për “mashtrim”, duke i dënuar me nga 3 vjet heqje lirie. Për të pandehurin
Hasanllari Gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri
me kusht për dy vjet. Në vendimin e Gjykatës, të siguruar zbardhen
bisedat e përgjuara, ku del në dritë plani i dy të pandehurve për mashtrimin e
të riut.

PERGJIMET
Më pas shtetasi Gëzim Metalia ka komunikuar me shtetasin Elton Hasanllari, të
cilit sërish i ka kërkuar të shtirej si “profesor Kadria” ku dhe ka gjetur
miratimin e tij. Më datë 01.03.2016, ora 13:17, midis subjekteve në përgjim,
Gëzim Metalia dhe Elton Hasanllari, bisedë me përmbajtje:

Eltoni: Hë mo?
Gëzimi: Ej.
Eltoni: Hë?
Gëzimi: Ti e ke emrin Kadri, eee?
Eltoni: Si?
Gëzimi: E ke emrin Kadri o l…
Eltoni: Kadri?
Gëzimi: Eee…

Eltoni: Mirë, mo mirë.
Gëzimi: Ej ngjo ngjo, kur t’marr n’telefon unë, t’them unë hë mo shef Kadria ça
bone, kan ardh kto shokt, unë e ti kena maru punë, po renci ka me pi kafe.
Eltoni: Mirë, mirë.
Gëzimi: Ti e di vetë ça thu.
Eltoni: Mirë, hajt.
Gëzimi: M’ço mesazh mu.

Bisedë mes të pandehurve Elton dhe Gëzim në datën 01
mars 2016, ora 13:17: 
Gëzimi: Ej, do t’marr n’telefon me ata, do m’thush ti mu un kam prit un me u
takue. Jooo tashi, tani jam te shpia, thuj, ooo Kadri. Ti je Kadria, e din ti,
hajde e takom më vonë pastaj.
Eltoni: Hajde, hajde.

Në datën 01.03.2016, rreth orës 14:30, shtetasi
Gëzim Metalia është takuar me shtetasin Bledi L. dhe R. R., sipas takimit që
ishte lënë më parë, ku edhe kishin planifikuar të takonin personalisht profesor
Kadrinë. Shtetasi Gëzim Metalia, gjatë kohës që ka qenë i ulur me shtetasin
Bledi L. ka telefonuar shtetasin Elton Hasanllari, i cili është shtirur si
“profesor Kadria”.

Eltoni: Alo.
Gëzimi: Hë mo, shef Kadria ça bone?
Eltoni: Mirë, si kalove ti?
Gëzimi: Mirë, si dukesh?
Eltoni: Mirë mo, ça po bën?
Gëzimi: Ku je?
Eltoni: Unë erdha në shpi, sa u futa në shpi.

Gëzimi: U fute në shpi. Ka ardh ky mik i jemi, ka
qef me t’takue.
Eltoni: Unë nuk mund të takoj tani njerëz lart e poshtë anej e ktej po ato punë
mbylli vetë dhe atë e takoj para se të hyj atje.

Gëzimi: Ja, a po i flet vetë më mirë?
Eltoni: Jo mo jo, po fol vetë maroj kryej ato punë, mos më lodh të lutem me
njerëz tani, me të panjohur. Më dëgjon?
Gëzimi: Po dëgjoj.
Eltoni: Shikoji vetë, mbylli vetë ato punë edhe e takoj para se t’futet atje
pastaj.
Gëzimi: Përpara se t’vijë n’provim.

Eltoni: Tani leji kto debate nëpër telefona t’lutem,
shiko mbylli vetë ato punë, ose në të kundërt lëre fare, nuk ësht nonjë qamet i
madh.
Gëzimi: Mirë, mirë hajde.
Eltoni: Gjith t’mirat!

Nga transkriptimi i përgjimeve ambientale shfaqet
qartë shtetasi Gëzim Metalia, i cili kërkon me ngulm shumën prej 600 eurosh nga
shtetasi Bledi L. Konkretisht:

Bledi: Sa t’kam dhënë?
Gëzimi: 300. Bledi: Dhe sa kam për të dhënë?
Gëzimi: Edhe 600.

SMS-JA E FRIKES
I trembur nga biseda me shtetasin Elton Hasanllari, i cili e ka paralajmëruar
të bënte kujdes se mos ai kishte ndonjë kamera në trup, në orën 16:20
Hasanllari i shkruan Metalisë SMS me përmbajtje: “O shok do ket nai kamer në
trup ai dhe do më marësh në qaf, ik lëre fare, me mir kështu pa lek se sa me
siklet”.

Ai takohet fizikisht me atë në afërsi të Drejtorisë
së Policisë së Tiranës dhe telefonon menjëherë shokun e Bledit, shtetasin R.R.
Në 1 mars 2016, në orën 19:06, mes tyre flitet se kishte parë lëvizje të
dyshimta gjatë takimit të kryer afër Drejtorisë së Policisë.

Eltoni: Hë mo pse s’more, ca bëre?
Gëzim: Po s’erdhi pra i q.. motrën.
Eltoni: Po pse?
Gëzim: Tha nesër n’oren 9.
Eltoni: Do jetë nonjë mashtrus ai o burr, nga Cerriku ku ka lekë ai rob q…

Gëzim: A thu bre motrën.
Eltoni: Do t’mari m’qafë nonji kot me kto muhabete, t’keqen vllai më mirë rri
pa bukë sesa të hapësh telashe. Kurse emrin e atij ma bjer njëherë me mesazh ti
mua ta shof njëherë kush është, ça është ai rob q… që të erdhi ty sot, apo t’ka
provoku.

Gëzim: Emrin e atij?
Eltoni: Studenti, ça e ka ai p… robi.
Gëzim: Leje mo s’ka shans se e di unë.

Eltoni: E mirë, ashtu qoftë, hajde pra.
Gëzim: Po jo pra, ej po ajo kush na kqyri ne nga ajo me xhama të zinj.
Eltoni: O pra, pranaj, ajo s’më pëlqeu mua ajo makina me xhama t’zinj, se
ndaloi mu mes rrugës ajo.
Gëzim: Aaa mos ke nonje që na njohin neve.
Eltoni: Po jo ata ishin dy me kollare o burr, ti skeee te aftësitë e mia apo si
është puna.
Gëzim: Mirë hajt.