Kukësi nën pushtetin e ngricës temperaturat do vazhdojnë të ulen

514
Sigal

I gjithë Qarku i
Kukësit është gdhirë sot nën një temperaturë shumë të ulët.

Rënja e borës dhe
erërat e forta që kanë shoqëruar këtë rajon, kanë bërë që ngricat të
“pushtojnë“ gjithçka duke sjellë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për
Kukësin dhe Hasin.

Shtabi i Emergjencave
Civile në Prefekturën e Kukësit informon mëngjesin e sotëm se: Nuk ka patur
reshje por fenomeni i uljes së temperaturës ka vazhdur më tej.

“Lartësia e borës
varion në qytete nga 20-30 cm e në zona rurale deri në 1,2 m në Q.Shllak. Temperatura
minimale -9.6 gradë celsius e maksimale -5 gradë celsius. Temperatura aktuale
-8 gradë celsius. Pritshmëria:Nuk priten reshje do të vazhdojë fenomeni i
uljes së mëtejshme të temperaturës”

Lartësia më e madhe e
borës është shënuar në Valbonë, Qafë Shllak dhe Grykë Çajë.

Të bllokuara janë
Njësitë Administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan,
Shishtavec, Malzi, e shumë fshatra në bashkitë Has e Tropojë.

Akset nacionale: Si
pasojë e erërave të forta në drejtim të Veriut  janë krijuar grumbullime
të masiveve të dëborës nga 1.5 deri në 2m, këto në zona të ekpozuara si Qafa
,duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve deri në bllokime të
përkohshme në akse rrugore nacionale. Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me
zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta. Lartësia e
borës në akse rrugore varion nga 0.4 deri 1.2 m. Në akset rrugore po punojnë
gjithë potenciali i mjeteve që disponohen nga firmat kontraktuese. Aktualisht
krahas hapjes akseve rrugore po vazhdon proçesi i hedhjes së kripës.

Të bllokuara:NjA
Grykë-Çajë,Kalisë,Arrën ,Surroj,Zapod , Topojan,Shishtavec,Malzi, e shumë
fshatra në bashkitë Has e Tropojë.

Aktualisht janë pa
energji:
Bashkia Kukës :Njësia administrative Tërthore, Zapod, Shishstavec, Topojan,
Kalisë,Gry-Çajë,Arrën,NjABicaj (fshati Nangë),NjA Ujmisht (fshati Lusën),
Bushtricë (fshati Vilë).

Bashkia Has:Njësia
adminsitrative Gjinaj, Golaj (fshatrat Perollaj,Bardhaj,Helshan e Kosturr)
Bashkia Tropojë: Lekbibaj,Bujan,Bytyq (fshatrat Zogaj,Kam,Çorraj,Kepenek,Leniq
e Visoçë).