Dita nis me temperatura të larta, sot deri në 33°C

201
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për sot moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe më pas do të ketë zhvillim vranësirash mesatare, lokalisht deri në të dendura.

Përgjatë relieveve malore dhe zonat përreth tyre vranësirat do të pasohen nga reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë nga Verilindje-Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 19/33 Diell re

Kukës 18/33 Diell re shi

Lezhë 19/32 Diell re

Dibër 14/31 Diell re shi

Durrës 18/31 Diell re

Tiranë 21/33 Diell re

Elbasan 19/33 Diell re shi

Berat 16/33 Diell re

Vlorë 19/32 Diell re

Korçë 14/28 Diell re shi

Gjirokastër 15/33 Diell re

Sarandë 18/30 Diell re.