Ark. Robert Kote/ Monumentet tona të lëna në harresë

    545
    Në një nga emisionet televisive i bënë një pyetje një nga të ftuarit të përhershëm: arkitekt, këshilltar i dy kryeministrave… mbi rolin e monu-mentave tek ne. Përgjigja ishte shumë e thatë dhe e hidhur: Tashmë i ka kaluar koha monumentave…
    Mënyra se si u trajtua kjo temë nga drejtuesi i trasmisionit të një tele¬vizioni kombëtar dhe i ftuari nga qeveria dëshmoi edhe një herë një lloj përçmimi ndaj përkujtimoreve materiale të fakteve dhe personazheve të historisë sonë. Ky lloj mosvlerësimi dëshmon antikulturën tonë edhe në ditët e sotme kur e dimë se sa keq jemi sjellur ndër shekuj ndaj kulturës materiale. Dëshmi që nuk kanë nevojë të përshkruhen apo të komento¬hen me shkrime e fjalë, janë veçse ato të llojeve të fushave të ndërtim¬tarisë të shoqëruara në shumë raste edhe me vepra të mirëfillta artistike, skulptura , piktura të gjinive të ndryshme… Po t’i bëjmë një vëzhgim turistik qëndrave tona të banimit vërejmë se kemi shumë pak objekte që paraqesin vlera dokumetare për historira dhe kulturën tonë. Me përjash¬tim të disa zonave të banimit të qyteteve të Beratit dhe Gjirokastrës ku ende vezullojnë shumë bukur panorama dhe banesat karakteristike kemi dhe shumë raste që kemi shkatërruar duke ndërtuar. Raste të shumta negative kemi te qytetet e Durrësit, Krujës… dhe pothuajse kudo… edhe meqënëse nga shteti investohet për një Akademi të Shkencave, për një institucion për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve, kultura jonë materiale në këto 70 vitet e fundit ka pësuar shumë dëme të parikuperueshme. Kur punoja në skicimin e varreve romake në Nekropolin e Apollonisë (1961-1962) vëreja se fshatarët e Pojonit kishin përdorur shumë copa prej guri nga ato të kolonave apo kapiteleve për ndërtimin e banesave të tyre… Për ndërtimin e lapidarit të Brigadës së Parë Partizane në Vithkuq u përdorën gurët e gdhen¬dur të Katedrales së Shën Gjergjit të Korçës që qeveria diktatoriale komuniste e kishte shembur (si dhe pothuajse të gjitha tempujt e besimeve të ndryshme fetare). Para se të fillonin ndërtimet e mureve të Muzeut të Skëndërbeut në Krujë, më dërguan të kontrolloja për gurë diku në malet e Laçit. Më thanë të shikoja në Delbnisht. Kalova rreth një zonë ushtarake plot me tanksa dhe pas një kodre dallova një godinë të madhe të shembur por që te rrënojat dalloheshin harqe me gurë të bardhë të gdhendur, dekoracione të tjera prej guri… Dallohej që kishte qenë me disa kate dhe ndoshta një nga objektet më të mëdha dhe të bukura në atë zonë të Shqipërisë. Kuptohej që kishte qenë një lloj kishe manastir e fesë katolike… Ju thashë se ato gurë nuk janë “të përshtashëm” për ndërtimin e Muzeut… Kemi banuar prej shumë vitesh në rrugën “Him Kolli” (në rrugën e Kavajës në Tiranë)… Aty kam njohur, hyrë nëpër shtëpitë,luajtur… tek familjet e Aleksandër (Skënder) Dakos, të Marios, të Lajdi¬nit, të Spasses, të Frashërit, të Llagameve… Në banesën përdhese tiranase me dysheme dërrase por edhe me dhoma të shtruara me dhe të ngjeshur të familjes Dako (patriotit Kristo Dako) jetonte edhe e fashmja: Parashqevi Qiriazi (e motra e Sevasti Qiriazit Dako) që ishin nga të parat femra patriote që hapën të parën shkollë në shqip për vajzat shqiptare… Tek shtëpia e Marios ( që është edhe sot) admiroja një pikturë origjinale me portretin e patriotit Pashko Vasa, ku në gjoks kishte shumë medaje… Ajo familje me mbiemrin Vaso ishte pasardhëse më e afërt e patriotit tonë të madh. Lajdini jetonte në ato vite sëbashku me dy motrat dhe nënën e tyre; ishte i vëllai i Qemal Stafës… Sterio Spasse ishte një intele-ktual dhe shkrimtar i shquar, Naim Frashëri (ndoshta pas¬ardhës i Frashëllinjve të fam¬shëm) ishte një nga aktorët më të mirë të Teatrit dhe Kine¬matografisë sonë të parë kom¬bëtare… Familjet e Llagameve ishin të shumtë në atë rrugicë. Njëri prej tyre i burgosur poli¬tik Fiqiri Llagami kishte qenë një dijetar i shquar. Në atë rru¬gicë kanë jetuar edhe futbol¬listi i talentuar Enver Shehu (Krutani); balerina, (ndoshta më e mira shqiptare) Zoica Harxho… Banonte edhe një këngëtare me një zë bilbili: Drita Papajani. Në një rrugicë tjetër afër shkollës Luigj Gu¬rakuqi në oborrin e familjes Fejzo në një ngrehinë të vogël jetonte këngëtarja e famshme e atyre viteve Luçie Miloti… Diku kanë jetuar nëna dhe motra e Nënë Terezës të Kal¬kutës (Gonxhe Bojaxhiut) afër ish bllokut “Miqësia”… Por përsa përshkrova nuk ka as edhe një lloj elementi (pllakë përkujtimore, skulpturë) që t’i faktoi përjetësisht këto vërtetësi. Këto janë elemente që ndikojnë shumë për trashëgiminë tonë historike, që njëkohësisht tregojnë respekt jo vetëm ndaj personazheve apo ngjarjeve por edhe ndaj atyre që i “ndërtojne” i mirëmbajnë dhe i përkujtojnë.
    Italiani që kishte lindur dhe jetuar te rruga e Kavajës
    Nga vitet 90 kishte ardhur në Tiranë një italian i mosh¬uar . I patën thënë prindërit se ai kishte lindur dhe jetuar në një banesë diku në një rrugicë te rruga e Kavajës prapa kishës katolike… Kishte ardhur enkas për të mësuar vendlindjen e tij, por nuk e gjeti atë “vilë”, sepse ndërkohë mbi atë shtëpi të vogël plot me lule, kumbulla, fiq, rrush, kishin “mbirë” pallate shumë katëshe. Në këto vitet e fundit, kur mu krijuan mundësitë të dilja jashtë shtetit, konstatova kudo (Austri, Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, ShBA…) se sa me respekt ruajnë edhe banesat e vogla ku kanë jetuar , punuar jo vetëm personazhet më të shquara të përmasave botërore por edhe atyre lokale… E dija që Drezdeni ishte rrafshuar nga bombardimet e Luftës së dytë Botërore po kështu edhe Mynihu… por aty jo vetëm që nuk dalloja ndonjë shenjë nga ato të luftës por përkundrazi më dukej që çdo objekt dëshmonte me pam¬jet e tyre , historitë shekullore… Rikonstruksionet ishin perfekte, nuk kishte “mod¬ernizma” atje ku kishte objekte të antikitetit, të mesjetës, të rilindjes…
    Një pamje e qytetit të Sarandës në vitin 1928. Nga kjo fotografi “zbulohet” ekzistenca e dy rreshtave me shtylla që (kup¬tohet lehtësisht) i përkasin një tempulli të periudhave të lashtësisë greko-romake. Një fakt tjetër që dëshmon se trualli shqiptar ka qenë i “mbushur” me dëshmi materiale me shumë vlera monumentale historike.
    Kjo ndërtesë e bukur në qëndër te Tiranës (sheshi Skëndërbeu) e përuruar në 1 shtator 1931 ka qenë selia e Bashkisë së kryeqytetit.U prish në vitin 1980 me përdorimin e dinamitit për t’u “zëvendësuar” me godinën e Muzeut Kombëtar… Te Bashkia dallohen simbole me shqiponjën tonë, ndërsa sot te dekoracioni i Muzeut dominojnë armët…
    Monumenti i Lirisë projektuar nga arkitekti shqiptar Qemal Butka. Në altar ishte shkruar: PËR LIRINË KOMBËTARE. U përurua më 31 Gusht 1938 me rastin e 10 vjetorit të Mbretërisë. Ishte 12 m i lartë, i ndërtuar në vendin ku sot është sheshi “Nënë Tereza”. Me fillimin e punimeve ndërtimore të bulevardit nga italianët, monu-menti u “smontua dhe u magazinua”. Mendoj se me “shqiponjën” shqiptare lart, ne duhet t’a rindërtojmë veprën e Q.Butkës. Viz.R.K.

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 14.01.2016
    Sigal