Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua!*

528
Sigal

 

Për zgjedhjet në të shkuarën, kush s’u kujtua?..

Dhe poeti shkroi, siç shkruante veç ai:

«Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua»,

Kur vetëm për popullin s’voton njeri.

 

Do bëhen zgjedhjet për Kryebashkiak,

Me këngë, flamuj e me bori,

Parat për zgjedhjet, si ujtë në det,

Dhe populli gëzohet në varfëri…

 

«Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua»,

Kur nuk e di votën se ku shkon,

“Gëzohu o popull!”, më thonë mua,

Për mbretin që zbret e hipën në fron…

 

“Gëzohu o popull!”, për “Kryebashkiakët”,

Po i dituri pse e ka thënë me shpoti :

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”

Që kurrë s’mendojnë për Shqipëri…?

 

Po vijnë zgjedhjet, mirë se të vijnë,

Po britma të  mos ketë e as armiqësi,

Të zgjedhurit e popullit vallë e dinë,

Që populli u jep dhe u merr çdo fuqi?…

 

* Varg nga  poema “Epopeja e Balli Kombëtar”…