Emigrimi: Bashkimi familjar në SHBA, Zvicër dhe Itali

742
Sigal

Itali/ Jepet “Karta e fëmijëve” që nga koha e lindjes deri kur fwmija mbush 3-vjeç

400 euro në muaj për çdo fëmijë – manovra e re ku përfitojnë shumë shqiptarë

Leja e lindjes për baballarët zgjatet në 7 ditë.

Lëvizja e fundit e shtetit italian, shtet ku jetojnë me qindra mijëra shqiptar, eshte ajo e “karta e fëmijëve” me shumën prej 400 euro në muaj, që nga koha e lindjes deri në vitin e tretë, me një tavan të caktuar të ardhurash për familjet përfituese. Bonusi i ri i pritet të bëhet se shpejti realitet pasi buxheti i është dërguar ministrive i cili duket më shumë si një “kartë shërbimi” për nevojat elementare të ndryshme: nga tarifat e çerdheve tek kosto e babysitter-it.  Karta e fëmijëve prej 400 eurosh mund të zevendësojë disa shërbimeve të mëparshme siç janë bonusi i lindjes, bonusi i nënës apo kuponi i çerdhes.

Mendohet se kjo manovër është një përfitim më shumë i destinuar për familjet më të varfra ku mund të perfitojne edhe shumë familje shqiptare qe ndodhen ne vendin fqinj. Ministrja e Familjes, Elena Bonetti paraqiti dje disa tregues të rinj në ndihmë të familjes si dhe tre masat kryesore që do të ndërmerren. E para është kompensimi mujor për të gjithë të porsalindurit qysh në vitin 2020, duke filluar nga 80 në 160 euro në varësi të të ardhurave. 160 euro në muaj për familjet me të ardhura të ulta ndërsa për më të pasurat 80 euro. Masa e dytë për shkollat e çerdhet, pra familjet do tu jepet një kontribut për t’u regjistruar dhe për t’i çuar fëmijët në çerdhe, deri në 250 euro në muaj, që do të thotë 3000 euro në vit. Kjo s’vlen vetëm për të sapolindurit, por për grup moshën 0-3 vjeç. E treta është leja e lindjes për baballarët që zgjatet në 7 ditë.

 

II

25 mijë franga për të rritur dhe 10 mijë për fëmijë, për një familje katër anëtarëshe

Albinen, fshati zviceran që ofron 70 mijë franga për të jetuar atje

Për të qenë i përshtatshëm duhet të jeni nën moshën 45-vjeç dhe duhet të bini dakord që të jetoni në fshat për të paktën 10 vjet.

 

25 mijë franga për të rritur dhe 10 mijë për fëmijë, që do të thotë 70 mijë franga për një familje katër anëtarëshe. Banorët e Albinen, një fshat i vogël zviceran pranë Leukerbad në kantonin e Valais, kanë votuar para disa kohësh, mbi një politikë të re, e cila do të ofronte para për të huajt, që janë të gatshëm të vijnë dhe të jetojnë në fshat për të paktën një dekadë, shkruan “The Local”.

Fshati i vogël me vetëm 240 banorë, është një nga të shumtit në Zvicër, që ka përjetuar një eksod shqetësues të banorëve të përhershëm në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.

Pse ka shumë shtëpi pushimi në fshatin piktoresk, banorët e përhershëm, sidomos familjet e reja, po zgjedhin të largohen.

Tre familje kanë lënë fshatin vetëm në vitin e fundit, duke përfshirë tetë fëmijë, që do të thotë se shkolla e fshatit ishte e detyruar të mbyllet, ka thënë presidenti i komunës Beat Jost për “ATS”.

Si rezultat, banorët lokalë kanë kërkuar që këshilli të bëjë diçka në lidhje me këtë çështje.

Plani i tyre është që familjet ose individët nga vende tjera që vendosin të blejnë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen do të kualifikoheshin sipas kushteve të caktuara, për një grant me 25 mijë franga për të rritur dhe 10 mijë franga për fëmijë.

Kjo do të thoshte 70 mijë franga për një familje prej katër vetash, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ka disa kushte.

Për të qenë i përshtatshëm duhet të jeni nën moshën 45-vjeç dhe duhet të bini dakord që të jetoni në fshat për të paktën 10 vjet. Prona që duhet të blihet ose të ndërtohet duhet të ketë një vlerë minimale prej 200 mijë frangash, dhe duhet të jetë një shtëpi e përhershme, jo vendbanim i dytë.

Paratë nuk duhet të kthehen nëse jetojnë atje për dhjetë vitet e ardhshme.

Fshati është mjaft i bukur, në lartësinë mbidetare prej 1300 metrave me pamje nga lugina Rhône, me ajër të pastër malor dhe një pamje të diellit.

Nuk ka shumë punë, por qytetet Visp dhe Sion janë vetëm gjysmë ore larg.

 

III

Ambasada amerikane nxjerr disa këshilla si të aplikoni pwr viza tw ndryshme

Bashkimi familjar pwrr çiftet e martuara është 18 muaj.

 

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë vazhdon të ofrojë asistencën e saj për të gjithë ata që duan të emigrojnë në Amerikë.

Një prej tyre është edhe ajo për bashkimin me të fejuarin apo bashkëshortin. Sipas saj për çiftet e fejuara koha është më e shpejtë por ka më shumë procedura pasi të hyhet në SHBA. Ndërkohë që për çiftet e martuara koha është 18 muaj.