Paris – Oficerë të policisë qëlluan për vdekje një person që i kërcënoi ata me thikë të premten në zonën e biznesit në Paris, “La Defense”, thanë për Reuters burime të Policisë.
Një roje sigurie njoftoi Policinë në 10:15 për një burrë të armatosur me një thikë të gjatë në sheshin La Defense. I dyshuari nxitoi drejt patrullës prej tre oficerësh që shkuan për të parë situatën, duke ngritur thikën dhe duke iu bërtitur: “Do t’ju vras!”.
Shtatë të shtëna u dëgjuan. Dy prej tyre e goditën njeriun në gjoks dhe në kofshë. Ai nuk kishte dokumente identifikimi.
Autoritetet paralajmëruar njerëzit t’i shmangeshin zonës.