Zvicra kërkon 42 mijë zanatçinj, profesionet e kërkuara dhe aplikimi

946
Sigal

Shteti zviceran është në nevojë urgjente për fuqi punëtore. Mediat zvicerane dhe agjencia shtetërore e punësimit “jobCHanel AG”, kanë bërë me dije se shtetit i mungojnë punëtorët e zanatit. Sipas informacioneve të publikuara momentalisht mungojnë 42.788 punëtorë të zanatit, ndërsa prej kohësh rreth 198.097 ndërmarrje kanë shpallur vende të lira punë. Nga koto vende vakante mund të përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë. Gjatë vitit të kaluar raporti i agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Zurichut, bëri me dije se kompani të ndryshme në Zvicër kishin nevojë për profesionistë. Duke u rritur digjitalizimi dhe ulja e forcës punëtore shkaktoi një deficit në treg, për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030. Sipas medieve zvicerane, një kompani elektroteknike në Vintetur, kishte pasur vështirësi të shumta për të gjetur teknik servili dhe elektricistë. “Tregu po bie gjithnjë e më shumë për sa i përket punëve të zanatit,” ka thënë drejtori i kësaj kompanie Shtefan Danev.
Ndër të tjera ai ka theksuar se një tjetër problem është edhe gjetja e fuqisë punëtore, të cilat plotësojnë vendet e lira të punë për një kohë të gjatë.

Profesionet më të kërkuara

Për momentin kërkohen rreth 4000 elektriciste, 2260 hidraulikë, 2143 montues të dritareve, rreth 1500 muratorë dhe punëtorë për gipsin. Vendet e Bashkimit Evropian prej kohësh janë në kërkim të fuqisë punëtore. Të dhënat e Eurostat, para pak muajsh treguan se BE-së i mungojnë 3.8 milionë punëtorë në fusha të ndryshme, sidomos në mjekësi dhe në teknologjinë e informacionit.