Udhëzimi i MF: S’ka ankand për mallim e konfiskuar, do shitet me çmimin e tregut

670
Ministria e Financave po harton një udhëzim të ri për sekuestrimin e mallrave të bizneseve që konstatohen me shkelje.
Burime bëjnë me dije se ky udhëzim do të hyjë në fuqi njëkohësisht me ligjin e proçedurave tatimore dhe synon miradministrim e kësaj çështjeje.
Sipas burimeve në bazë të ndryshimeve ligjore ndër të tjera synohet që të shitet malli i konfiskuar me çmimin e tregut dhe të mos kalojë në ankand pasi kërkon kohë dhe shpenzime.
Gjithashtu një tjetër praktikë që mendohet të futet është ajo e konfiskimit të xhiros ditore të aktivitetit, në vend të mallit.
Në muajin e parë të nisjes së aksionit kundër informalitetit ka pasur një sërë konfiskimesh te mallrave pa fature.
Administrata tatimore mund ta sekuestrojë pasurinë e një subjekti sipas detyrimit vetëm pas vendosjes së masës së sigurisë mbi pasurinë, 30 ditë pas datës së urdhrit.
Dhe më pas nëse një biznesi i konfiskohet malli ai ka të drejtë që të paguaj detyrimet që i ka shtetit brenda 15 ditëve dhe në këtë mënyrë i rikthehet gjithçka është sekuestruar.
Në të kundërt gjithçka kalon në varësi të rezerave të shtetit të cilat realizojnë ankand dhe të ardhurat më pas përfundojnë në buxhetin e shtetit.
Bizneset mund të shfrytëzojnë të drejtën për ankim që iu jep ligji për kundërvajtjet administrative.
Sipas të dhënave të Open Data Albania deri në 31 gusht është dyfishuar numri i subjekteve tatimpaguese, të cilat kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat.
Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat janë vendosur masa të sigurimit mbi pasurinë për ekzekutim të detyrimeve tatimore është Tirana me 6923 e ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Berati.
Aktualisht në vend numri i subjekteve tatimore me barrë siguruese dhe hipotekore për mospagim të detyrimit tatimorë, deri ne fund te gushtit kish kaluar masën e 10% të totalit të ndërmarrjeve qe flet për një situatë jo pozitive për subjektet ekonomike në vend. Kjo shifër mendohet të jetë me e lartë nëse marrim në konsideratë se aksioni masiv kundër informalitetit është shtrirë në shtator.
Sigal