Prokurimet publike, Bode: S’ka më garë, tenderat janë kthyer negociata

683
Sigal

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka denoncuar se ligji për prokurimet publike, do të ulë transparencën e tenderave dhe konkurimeve për investimet publike. Deklaratat Bode i bëri nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë së PD, ku theksoi se ky ligj do të cënojë edhe më tej transparencën e tenderave publikë, krahas mangësive dhe shkelejeve që sipas tij po bën mazhoranca aktuale. Bode nënvizoi faktin se një ndër mangësitë e vëna re është edhe mosfunksionimi i portalit online të prokurimeve publike. “Mazhoranca në vend se të rrisë transparencën për fondet publike, po vijojmë të shohim se ka një deformim të ligjit, të fondeve publike, të prokurimeve publike. Analizimi po ashtu dhe raportimi, ka qenë një nga arritjet, që rriste transparencën dhe që paguhej me para publike, në mënyrë të menjëhershme dhe brenda 24 orëve. Megjithatë u bë kohë pasi tashmë mund vetëm të konkurosh në tenderat publike, por të gjitha ccështjet që kanë të bëjnë me transparencën, ku portali i prokurimeve publike është i mbyllur dhe nuk punon më.” u shpreh Bode Ish-ministri i Financave, nënvizoi ndër të tjera se edhe tenderat sipas tij janë kthyer në negociata, duke mos treguar kështu vlerën reale përmes konkurencës. Sipas Bodes, vetëm në shëndetësi janë zhvilluar 1000 procedura pa konkurim. “Po ashtu dua të theksoj se tenderat janë bërë negociata. Të dhënat tregojnë se nuk ka pasur garë, për të shprehur vlerën reale përmes konkurencës. Për shkak të mosfunksionimit të portalit dhe të dhënave të prokurimit, asnjë e dhënë nuk raportohet nga autoritetet lidhur me aktivitetin e qeverisë. Nga mungesa e tenderave në garë, kanë pësuar në kurriz shërbimet publike. Në tërësinë e administratës, rreth 1000 procedura me negociata pa konkurim janë zhvilluar në shëndetësi. Pra siç shihet ligji që kanë sjellë dhe që do të votohet nesër në parlament, ka të bëjë që për të njëjtin shërbim, për disa institucion duhen zhvilluar tendera ndërsa për disa të tjerë jo.” tha ish-ministri i Financave.