Papa: Vuajtët regjimin ateist vij te ju si shembull i tolerancës!

380
Sigal

VATIKAN – Katër ditë para vizitës së tij historike në Shqipëri, këtë të dielë më 21 shtator, Papa Françeksu duke folur nga selia qëndrore në Vatikan, theksoi se do të vizitojë vendin tonë për shkak se siç u shpreh Ati i Shenjtë ka vuajtur shumë nga regjimi ateist, referuar regjimit komunist, ndërsa nënvizoi se tashmë Shqipëria është një shembull i tolerancës ndërfetare në vend.  “Të djelën e ardhshme, me ndihmën e zotit, do të vizitoj Shqipërinë. Vendosa të vizitoj këtë vend sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi ateist të tmerrshëm, ndërsa tani po realizon një bashkëjetesë paqësore midis komponentëve fetarë të ndryshëm.” tha nga selia qëndrore e Vatikanit, Papa Françesku.