Prof. Assoc. Dr. Ilia S. Larti/ Kuptimi mbi minimumin e jetesës, cilësisë së jetësdhe rritjes ekonomike

977
Sigal

Marrëdhëniet sociale janë të gjithë elementë të rëndësishëm për një cilësi të jetës

Shoqëria jonë duke qenë në një tranzicion të gjatë, nuk ka arritur të prekë plotësisht të mirat që ofron një shtet demokratik, sipas ndarjes shoqërore, duke filluar nga ajo e varfër (apo në nevojë për të mbijetuar), ajo e mesme dhe e pasur. Sigurisht këtu ka shumë faktorë, por më kryesoret janë: Kuptimi, vlerësimi dhe aplikimi i ekonomisë së tregut, ku të mbizotërojnë ligji, rregullat e lojës dhe hapësira për të konkurruar në mënyrë të ndershme, për t`i thënë jo monopolit, jo korrupsionit dhe jo privilegjeve të njerëzve që rijnë krah pushtetarëve tej.

Në këtë kontekst, më e prekura në këtë tranzicion, sigurisht është shtresa e varfër, pastaj ajo e mesme dhe më përfituesja, për tu pasuruar në mënyrë galoponte është shtresa e pasur.

A. Minimumi i jetesës

Ç`është minimumi jetik?

Minimumi jetik tregon nivelin minimal të mjeteve të garantuara të kushteve të jetesës.Minimumi jetik përcakton ato gjëra që ne duhet të kemi sipas vendit tonë, të paktën strehë, ushqim sa për të mbajtur frymën.

Duke iu referuar  jetës, shtrojmë pyetjen: Cili është pragu i minimumit të jetesës…për anëtarët e shoqërisë sonë shqiptare!?

Sigurisht, këtë e njohin gati një pjesë e mirë e anëtarëve të shoqërisë, të cilët e kërkojnë por kurrë se kanë prekur, sepse nuk ia jep këtë informacion asnjë institucion shtetëror dhe asnjë organizëm tjetër qoftë kjo OJQ-ë, apo donacione të ndryshme që operojnë në vendin tonë dhe ato të huaja  të interesuara, për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit tonë. Sigurisht, politika dhe filozofia e angazhimit për problemet sociale të bën të mendosh se është më mirë që të interesuarit dhe njerëzit në nevojë, të jenë  të pa informuar, se kështu nuk do të dinë se çfarë dhe sa të kërkojnë, për atë që ju takon në një shtet demokratik dhe të së drejtë…!? Sigurisht, këtu nuk ka ndonjë vështirësi, për ta përcaktuar (koston e jetesës minimale, mesatare si dhe mesatare progresive, ku këtyre dy të fundit ju vjen radha, pasi të arrihet e para, të lidhura këto me zhvillimet dhe arritjet ekonomike), se dhe një specialist i thjeshtë i fushës së ekonomisë, është në gjendje ta nxjerrë, por s`ka interes sepse dihet se në mjegull dhe tymnajë dihet se kush fiton pse jo përfiton, ekonomikisht dhe politikisht..!? Kontingjenti i anëtarëve të shoqërisë që përfshihet te sigurimi i të ardhurave për një minimum jetese është i interesuar të dijë pse jo dhe të prekë koston e saj..! Këtu radhiten një serë shtresash si: të pa punët, ata me ndihmë sociale, pensionistët, të dalët në reformë, ata që marrin paga qesharake, e të gjitha kontingjentet që hyjnë me cilësimin e mos qenit të aftë mendërisht dhe fizikisht, e deri te të sëmurët e ndryshëm e tej. Këto shtresa me pagesat, ndihmat dhe përkrahjet që ju jepen, duke ju referuar çmimeve, që njohin vetëm rritje, hynë në një varfëri të tejskajshme. Ky kontingjent kërkon minimumin e minimumit, pra të paktën të mos i mungojë buka, për të marrë aq kalori sa të lëvizë e kryejë shërbimet ndaj vetvetes. Njeriu si qenie e logjikshme dhe e vetëdijshme me kërkesa minimale jetese kërkon mesatarisht në muaj: 35000-40000, për një person (duke filluar nga ushqimi, veshmbathja, barnat shëndetësore, detyrimet shtetërore- dritat, ujët, taksat etje)

Pa futur këtu:

Pirjen e një kafeje e deri cigareje apo gote rakie

Dikush pa strehë paguan dhe qira

Udhëtimi në autobus (në qytet vetëm në këmbë)

Kuptohet se njeriu kur është i gjallë ka dhe sebepe apo qoka, festa të ndryshme..! Ku kontingjenti i lartpërmendur s`arrin as t`i  përmendë as t`i kujtojë..! Ka dhe shumë gjëra të tjera që njeriu ka nevojë dhe detyrime, por bëhen zonë e ndaluar..!? Pjesën më  të madhe të shtresës së varfër e përbëjnë pensionistët ku mesatarisht pensioni shkon deri 1200-1400 lek. Duke iu referuar kërkesës minimale të jetesës dhe sigurimit të të ardhurave del një diferencë mjaft e madhe pra 23000-26000  lek. Pra, këto shumë lekësh prej  23000-26000, ku do t`i gjejë qytetari në nevojë…!? Kështu që në këto kushte ai zvarritet për të jetuar se në këmbë nuk ri dot…..! Është detyrë e Qeverisë që nëpërmjet Ministrisë së Punëve Sociale, të ndërtojë strategji dhe politika afatshkurtra, afat mesme, e deri afat gjata që të arrijë të zbusë këtë diferencë të munguar që qytetari në nevojë të përballojë jetesën minimale dhe pse jo modeste për kushtet tona ekonomike.

B. Cilësia e jetës

 Cilësia e jetës merr kuptimin kur njerëzit flasin për mënyrën se si ata duan të jetojnë në mënyrë modeste si qenie njerëzore.

 Ç`është cilësia e jetës?

Konceptet në lidhje me “cilësinë  jetës”, janë nga më të ndryshmet duke iu referuar sociologëve dhe specialistëve të fushës ekonomike. Përkufizimi i cilësisë së jetës, është aftësia jonë për të gëzuar jetën që na ofrohet. Për më tepër, aftësia për të folur, për të ecur, për të parë dhe për të ndjerë gjithë kontributet për një cilësi jete. Një jetë cilësore, është një jetë e pasur me kuptim dhe qëllim.

Në lidhje me cilësinë e jetës hyjnë: shëndeti i mirë, stabiliteti ekonomik, lumturia, kuptimi që i japim jetës, në tërësinë e vet, marrëdhëniet sociale janë të gjithë elementë të rëndësishëm për një cilësi të jetës.

 Disa tregues të cilësisë së jetës:

 Shteti të përdori politika ekonomiko-shoqërore që t`ju sigurojë dhe garantojë qytetarëve pa dallim prejardhje, race, besimi, arsimimi – identitetin social e cila përbën thelbin e shoqërisë demokratike ku secili anëtar i kësaj shoqërie të jetë në gjendje që:

  1. Të sigurojë një gjendje ekonomike, për të mos e ndjerë kurrë veten të uritur, e cila është një kërkesë minimale..!
  2. Të sigurojë jetesë normale, edukuese, argëtuese, qetësuese dhe çlodhëse, për veten dhe pjesëtarët e familjes që janë në vartësinë e tij ..!
  3. Të sigurojë, nëpërmjet mbështetjes nga organizmave shtetërore, një ndihmë dhe trajtim shëndetësor, cilësor e të çdo kohshëm ..!
  4. Të jetë në gjendje të tregojë qytetarinë në sjellje, qëndrimet dhe në përgjithësi në marrëdhënie me të tjerët..!
  5. Të jetë i kujdesshëm, korrekt dhe i vetëdijshëm, për të njohur dhe respektuar detyrimet, ndaj shtetit dhe shoqërisë..!
  6. Të sigurojë një jetë të pastër morale, që të ketë të drejtën për të diktuar moral..!
  7. Të bëhet i ndjeshëm ndaj nevojave jetike të të tjerëve duke ndihmuar sipas mundësisë..!
  8. Të respektojë dhe frekuentojë ritet fetare dhe traditat më të mira të popullit..!
  9. Të mos reshtë për tu formuar dhe edukuar, për të qenë qytetar dhe njeri i mirë ..!
  10. Të përjetojë rend dhe qetësi dhe të mos i preken liritë dhe të drejtat që ia garanton ligji, sikurse nga ana tjetër dhe qytetari të ndjejë detyrimin si anëtar i shoqërisë që të kontribuojë, mbështetë dhe bashkëpunojë për tu realizuar ato brenda standardeve  të një shoqërie demokratike…!
  11. Ta shijojë  paqen, harmoninë dhe mirëkuptim dhe të zgjidhë mosmarrëveshjet me “urtësi” ..!
  12. Të kuptojë drejtë se dikush është me të si anëtar i grupit edhe kur e ka nga një herë të vështirë të bashkëpunojë dhe zgjidhë detyra..!
  13. Të gjejë paqe dhe të jetojë në harmoni të plotë me veten dhe të tjerët
  14. Të ketë miq edhe ata që guxojnë t`a kundërshtojnë, kanë mendim kritik dhe mendojnë ndryshe ..!
  15. Të zbulojë rrugë të reja që ta çojnë drejt ndryshimit, progresives dhe më bashkëkohores..!
  16. Të jetë i guximshëm për të njohur dhe zbatuar rregullat e vijës së sjelljes së mirë pranuar nga shoqëria, duke aplikuar në çdo hap normat e etikës sidomos atë të drejtësisë dhe vërtetësisë..!
  17. Të sigurojë sjelljen e tij  humane, sidomos duke  përcjellë kujdes për të tjerët ..!
  18. Të jetë fqinj i mirë, dhe aktivist në ambientet ku jeton, për higjienën pastërtinë dhe zgjidhjen e problematikave në interes të banorëve të lagjes e më gjerë..!
  19. Të dijë të fali shumë dhe të qartësojë dhe të tjerët për të, se kush di të falë edhe do të falet nga të tjerët..!
  20. Të dijë të bëjë kërkesa logjike dhe të realizueshme për veten dhe për të tjerët..!
  21. Të mos shtiret dhe mos pranojë asnjë lloj maske për efekt shtirjeje dhe përfitimi..!
  22. Të tregohet sinqerisht se kush është në vend të asaj që do të donte të ishte..!
  23. Të krijojë shteti hapësira sa ligjore dhe sociale, që njerëzit e moshë së tretë, periudha e parë (65-74 vjeç), që janë në gjendje të mirë shëndetësore (mentale dhe fizike), dhe duan të kontribuojnë për interesat e veta dhe të shoqërisë, për të përcjellë përvojën e suksesshme, sa profesionale, intelektuale. Ky angazhim rrit së tepërmi stimulimin, për të qenë aktiv në jetën ekonomiko-shoqërore, përmirëson jetesën e këtij kontingjenti, por nga ana tjetër edhe se kanë kontribute për të përftuar një pension, me punën që kanë mundësi të bëjnë të mundur që shoqëria të mos e ketë barë, në një periudhë kohore të konsiderueshme (jo pak gati 10 vjeçare) ..!
  24. Të rritet kujdesi në aspektin e  trajtimit financiar, shëndetësor, për të gjithë ata shtetas që janë të paaftë t`i shërbejnë plotësisht, apo minimalisht vetes (gjithë ata anëtarë të shoqërisë që jetojnë si invalidë tej.) ..!

Të  pajisë shteti  (që ka me të vërtetë në thelb të tij performancën e një shtetit demokratik, ligjor dhe të së drejtës), gjithë ata njerëz me kontribute (që i kanë dhënë shtetit dhe shoqërisë vlera monetare dhe kontribute intelektuale), me një “kartë sociale”, për shërbime emergjente dhe të domosdoshme jetike..!