Plan Verifikimi të prokurimeve 2018-2019 nga APP, ja rekomandimet për bizneset

293

Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë me dije se, ka përfunduar verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë për procedura prokurimi, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme kontraktore, gjatë periudhës kohore 2018 – 2019.
“Këto procedura u verifikuan në kuadër të zbatimit të një Plani Verifikimi, në të cilin u përfshinë procedura prokurimi të llojit “E hapur” dhe “Kërkesë për propozim”, si dhe procedura prokurimi me vlerë të vogël. Në këtë plan u përfshinë procedurat e hapura dhe kërkesë për propozim, për të cilat autoritetet kontraktore përkatëse nuk kanë reaguar/reflektuar ndaj rekomandimeve të APP, në fazën e publikimit të dokumentave të tenderit. “-thuhet në raport.

Bazuar në gjetjet e konstatuara nga APP në procedurat e verifikuara, me qëllim ndërgjegjësimin e autoriteteve kontraktore në funksion të mirë-zbatimit të legjislacionit të prokurimit publik në procedurat që do të zhvillojnë në të ardhmen, APP sjell në vëmendje të të gjithë autoriteteve të mbajnë në konsideratë si vijon:

1- Specifikimet teknike të procedurës së prokurimit duhet të argumentohen dhe të dokumentohen me procesverbal, në përputhje me rregullat e prokurimit publik. Konkretisht, neni 61 i Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar (në vijim “VICM”), parashikon argumentimin e specifikimeve teknike dhe dokumentimin përkatës.

2- Në përllogaritjen e fondit limit, sa i takon procedurave të prokurimit për lidhjen e kontratave për punë publike, çmimet e përdorura në preventiv duhet të përputhen me çmimet përkatëse në manualet zyrtare. Një mospërputhje e tillë sjell si pasojë rritje të fondit limit. Edhe në rastet kur, preventivi është hartuar nga një subjekt i licencuar jashtë autoritetit kontraktor, titullari i autoritetit duhet të caktojë një person ose grup pune për të marrë në dorëzim preventivin e punimeve dhe për të verifikuar përputhshmërinë e çmimeve të përdorura.
APP u kërkon autoriteteve kontraktore të mbajnë në vëmendje se, çmimet njësi për efekt të përllogaritjes së fondit limit për punimet e ndërtimit, përllogariten në bazë të çmimeve zyrtare sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 629, datë 15.07.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre” dhe / ose analizave të çmimeve, të hartuara sipas parashikimeve të Vendimit të Ktishillit të Ministrave Nr. 514, datë 15.8.2007 “Për informatizimin e llogaritjes së kostos dhe hartimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të nclërtimit”, i ndryshuar.

3- Kriteret e veçanta të përcaktuara në dokumentat e tenderit/ftesCn për ofertë duhet të argumentohen dhe të dokumentohen me procesverbal. Gjithashtu, në argumentimin përkatës, autoritetet kontraktore nuk duhet të përcaktojnë vetëm bazën ligjore referuese, por duhet të japin arsye konkrete mbi përcaktimin e tyre.
Argumentimi dhe dokumentimi i kritereve të veçanta të pranimit është detyrë e autoriteteve kontraktore, për të gjitha llojet e procedurave të prokurimit, përfshirë dhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, në rastet kur përcaktohen të tilla. Konkretisht, neni 61 i sipërcituar i VKM parashikon detyrimin e autoriteteve kontraktore për të argumentuar kriteret e veçanta tC kualifikimit, të vlerësuara nga këto autoritete për objektin konkret të prokurimit, si dhe për të dokumentuar këtë proces në një procesverbal të mbajtur për këtë. Në çdo rast, kërkesat e veçanta të kualifikimit duhet të jenë në pCrputhje me natyrën e objektit të prokurimit dhe vlerën e përllogaritur të tij. Sa i takon objekteve të prokurimit për punë publike, autoritetet kontraktore duhet të kërkojnë nga •ofertuesit të disponojnë kategori licencash, të cilat përputhen me natyrën dhe me vlerën e punimeve objekt kontrate. Autoritetet duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 42, datë 16.01.2008 “PCr miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, i ndryshuar. Në kerkesën e licencave profesionale, autoritetet kontraktore duhet të mbajnë parasysh se, kategoritë e tyre duhet të jenë në Srputhje dhe në përpjesëtim me vlerën e punimeve të së njëjtës natyrë dhe jo me vlerën totale të preventivit. Në të kundërt, një kërkesë e tillë mund të sjellë si pasojë kufizim në pjesëmarrjen e operatorëve të interesuar ekonomikë, në kundërshtim me qëllimin e LPP.

Gjithashtu, në përcaktimin e numrit të punonjësve, të cilët vlerësohen të domosdoshëm për realizimin e kontratës, autoritetet kontraktore duhet të hartojnë analiza teknike, duke u nisur nga • grafiku i punimeve dhe orët e punës që duhen për të realizuar secilin prej zërave të preventivit.

• Edhe në përcaktimin e kërkesave mbi llojin dhe numrin e makinerive dhe mjeteve, autoritetet kontraktore duhet të analizojnë secilin zë të punimeve për të përcaktuar orët e punës dhe rrjedhimisht numrin e mjeteve dhe makinerive të domosdoshme për realizimin e objektit të kontratës.
Lidhur me çertifikatat ISO që kërkohen në dokumentat e tenderit, autoritetet kontraktore duhet të argumentojnë nevojën për këto çertifikata, si dhe duhet të kërkojnë variantet e përditësuara të tyre. Gjithashtu, emërtimi i vendosur i çertifikatCs duhet të përputhet me llojin e çertifikatës së kërkuar.
Gjithashtu, autoritetet kontraktore duhet të mirë-përcaktojnë periudhën kohore, për të cilën kërkohet eksperiencë e ngjashme me objektin e prokurimit, duke mos lënë jashtë këtij përcaktimi ‘ periudhën e vitit në të cilin zhvillohet procedura. Në këtë kundërt, mund të cënohet pjesëmarrja e operatorëve, të cilët kanë realizuar kontrata të ngjashme gjatë kësaj periudhe. Në hartimin e këtij kriteri, autoritetet duhet të mbajnë në konsideratë të specifikojnC dokumentacionin që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë, në varësi të eksperiencës së tyre me sektorin publik apo atë privat.
Në kërkesën për paraqitjen e autorizimit të prodhuesit për mallrat objekt prokurimi, autoritetet duhet t’u japin mundësinë ofertuesve të paraqesin edhe autotizim nga distributori i autorizuar nga prodhuesi. Edhe kërkesa mbi disponimin e pajisjeve prodhuese, në pronësi ose me qira, duhet të jetë e argumentuar, në mënyrë që të mos shmanget ofertimi nga operatorë ekonomikë që nuk janë domosdoshmërisht prodhues të mallrave objekt prokurimi.

4- FormularCt mbi deldarimin e konfliktit të interesit duhet të plotësohen nga të gjithë personat e përfshirë në procesin e prokurimit, si dhe të specifikohet ndodhja ose jo në kushtet e konfliktit të interesit. APP sjell në vëmendje UdhCzimin e saj Nr. 3, datë 24.10.2016 “Mbi Deklarimin e Konfliktit të Interesit nga Zyrtarët e Prokurimit”, me të cilin udhëzohen autoritetet kontraktore lidhur me këtë detyrim, i cili rrjedh nga nenet 56 dhe 64 të VKM.

5- Sa i takon procesit të vlerësimit, në bazë të LPP dhe konkretisht neneve 53 dhe 55 të këtij ligji, autoritetet kontraktore duhet të vlerësojnë një ofertë të vlefshme, vetëm nëse dokumentacioni i paraqitur nga operatorët ekonomikë është në përputhje me të gjitha kriteret e kualifikimit.
Në raster e ‘ofertimit .nga bashkim operatorësh ekonomikë, autoritetet kontraktore duhet të veprojnë në pCrputhje me nenin 74, pika 3, të VKM. Konkretisht, në vlerësimin e ofertës së -*paraqitur nga një bashkim i fillë, autoritetet kontraktore duhet të vlerësojnë kërkesat ekonomike, financiare, profesionale dhe ato teknike në përputhje me përqindjen e shërbimeve/furnizimeve të marrë përsipër nga secili anëtar i bashkimit të operatorëve.
– Në kushtet kur, operatorët që janë pjesë e një bashkimi të përkohshëm për qëllime të realizimit të një kontrate publike, veçanërisht në ato pOr punë publike, marrin përsipër të realizojnë një pjesë të caktuar të kësaj kontrate, duhet të zotërojnë kapacitetet përkatëse në përputhje me pjesën e punCve/shdrbimeve/furnizimeve që kanë marrë përsipër të realizojnë.

6- Autoritetet kontraktore duhet të verifikojnë dokumentacionin e paraqitur në formë të shkruar, • nga operatori ekonomik fitues, përpara lidhjes së kontratës, si dhe të dokumentojnë këtë proces. Verifikimi i cituar ka për qëllim jo vetëm kontrollin e dokumentacionit të paraqitur nga operatori fitues përpara lidhjes së kontratës, por edhe kontrollin mbi formën (origjinal apo i noterizuar) e paraqitjes së këtij dokumentacioni.

7- Edhe në procedurat e prokurimit me vlere të vogël, kriteret e kualifikimit duhet të hartohen në pajtim me parashikimet e nenit 46 të LPP, si dhe të respektohen kërkesat e këtij ligji gjatë procesit të vlerësimit të ofertuesve. Kërkesat për numër punonjësish apo staf teknik, në ato raste kur vlerësohen të nevojshme, duhet të hartohen në përputhje me objektin dhe përmasat e kontratës, sipas parashikimeve të LPP dhe rregullave të prokurimit publik. Në çdo rast, autoritetet duhet të përcaktojnë dokumentin konkret që duhet të paraqesin operatorët në përmbushje të kritereve të
Sa i takon procesit të vlerësimit në këto procedura prokurimi, dhe konkretisht duke iu referuar rasteve të skualifikimit të operatorëve ekonomikë me arsyen e paraqitjes së ofertave anomalisht të ulëta, APP kërkon vëmendjen e autoriteteve kontraktore për të respektuar nenin 40, pika 5, të VKM, sipas të cilit, për këto lloj procedurash nuk zbatohen parashikimet ligjore në lidhje me ofertat anomalisht të ulta.

APP thekson se, edhe në rastet e zbatimit të LPP për ofertat anomalisht të ulëta, në procedurat normale të prokurimit, autoritetet kontraktore nuk i refuzojne automatikisht këto oferta, por u kërkojnë ofertuesve të paraqesin shpjegimet përkatëse.