OSHEE: Aktmarrëveshja për energjinë Procedurat që duhen sipas kategorive

105

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur në muajin mars procesin e lidhjes së aktmarrëveshjeve me bizneset debitore, për shlyerjen e detyrimeve me këste.
 
Këstet dhe afatet ndryshojnë në varësi të linjës së tensionit që biznesi është lidhur, duke nisur nga Tensioni i Mesëm, 35 kv, deri te Tensioni i Ulët, 04 kv.
 
Deri më sot nuk ka patur një skemë të tillë lehtësuese për biznesin, prandaj OSHEE beson se pagesat me këste të detyrimeve është një marrëdhënie e re që kompania vendos me klientin privat.
 
Në total janë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj OSHEE nga subjekte private, me vlerë rreth 14 miliardë lekë, ku afro 85 mijë kontrata janë të subjekteve që furnizohen në linjën Tension i ulët.
 
Deri tani, kur nisi procesi më 2 mars, bizneset kanë lidhur marrëveshje të pagesës me këste në OSHEE për 150 kontrata.
 
Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 35kv – 6 kv
Këto janë biznese të sektorit industri dhe detyrimin duhet ta paguajnë deri me 6 këste të barabarta. Ky proces duhet të mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2015.
 
Kujtojmë se me ligjin e ri që pritet të miratohet në Kuvend, kjo kategori biznesi nuk do të furnizohet nga OSHEE pas kësaj date (parimi i liberalizimit të tregut për klientët e kualifikuar).
 
Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 20/10/6 kv
Këto janë biznese të mëdha, (kryesisht si atë që ndodhen përreth autostradës Tiranë-Durrës). Këstet e pagesës së detyrimeve janë deri në 12 muaj (këst për muaj në shuma të barabarta). Bizneseve u jepet afat t’i likujdojnë me këste detyrimet, brenda periudhës, të ndarë, si:
•           bizneset që furnizohen në linjat 20/10 kv brenda 31 dhjetor 2016;
•           bizneset që furnizohen në linjat 6 kv brenda datës 31 dhjetor 2017.
 
Bizneset që furnizohen në Tension të Ulët
•           Janë kategoria e bizneseve të tjera, shërbim dhe prodhim, me 12 këste
•           Objektet e kultit, me 12 këste
•           Serat dhe Pompa Uji Vaditëse, me 24 këste
*një këst për muaj

Kriteret 
Më qellim që të përftohet nga skema e mësipërme subjektet duhet të paraqesin pranë sportelit:
 
Personat Fizike
•           Në rast së nuk paraqitet mbajtësi i kontratës, duhet autorizim me shkrim për hyrjen në AKM (aktëmarrëveshje)
•           Kartë ID e Mbajtësit të Kontratës
•           Kartë ID e personit të Autorizuar
•           Ekstraktin e QKR që vërteton llojin e aktivitetit sa më lart
•           Kopje e kontratës së pikes së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes
 
Shoqërite me Kapital (sh.p.k dhe sh.a)
•           Autorizimn nga aksioneri i vetëm ose administratori i Shoqërisë për hyrjen në AKM
•           Karta ID e aksionerit ose Administratorit sipas Autorizimit
•           Karta ID e personit që do të lidhë AKM
•           Ekstrakti i QKR që që verteton llojin e aktivitetit sipas produkteve këtu më lart
•           Printout në System Blling i llojit të Biznesit (kodi i Tarifës)
•           Kopje e kontrates së pikës së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes
 
OSHEE thekson se per të përballuar fluksin në sportele ka lidhur kontrata me operatorë të tjerë për shërbimin e pagesës së faturave. Aktualisht, pagesat më këste të biznseve mund të bëhen si në sportelet e OSHEE, ashtu edhe në pikat e transfertave të parave, bankat apo në postë. Pra, përveç pagesës normale të faturës së dritave, subjektet mund t’i drejtohen edhe pikave të tjera alternative, të cilat priten të zgjerohen.