7 ide si mund të fitoni para nga kudo në botë

360
Sigal

Kohërat e fundit (si viti i kaluar dhe gjysma e këtij viti), njerëzit kanë pyetur veten se si mund të fitojnë para duke qëndruar në shtëpi, duke gjeneruar ide të reja se si mund ta realizojnë këtë.

E nëse mendja juaj është konfuze dhe nuk mund të vendosni se çfarë do t’ju pëlqente të bënit, mos krijoni panik…

Më poshtë është një listë idesh të dobishme për të arritur suksesin…

 

#1 Krijoni një blog

Një nga idetë për të fituar para është të krijoni blog-un tuaj. Mos u shkurajoni nga kjo, është më e thjeshtë nga sa mund të mendoni. Faktori kryesor është të keni ndjekësit e duhur dhe t’i kushtoni shumë kohë në fillim.

Për shkak të larmishmërisë së përmbajtjes, mund t’ju duhen vite para se të arrini rezultate të nivelit të lartë. Ndër të tjera është e rëndësishme të hartoni një plan zhvillimi, duke përfshirë edhe krijimin e përmbajtjeve, drejtuar publikut që synoni, strategjinë e publikimit të përmbajtjeve, planin e bashkëpunimit etj.

Sipas një kërkimi, industria e content marketing po rritet në mënyrë eksponenciale, e cila vlente rreth 400 miliardë dollarë në fund të 2020-s. Ndaj nxitoni dhe mos humbni rastin të hyni në një fushë kaq shumë premtuese.

 

#2 Jepni mësim gjuhësh të huaja 

Nëse keni njohuri të thella të gjuhëve të huaja dhe dëshironi t’i ndani me të tjerë njerëz, mësimi online është një nga mundësitë më të mira për ju.

Ju mund të përdorni shumë shërbime për mësime online dhe të punoni kur dëshironi. Ndër të tjera, orari i punës është fleksibël, dhe në këtë mënyrë puna mund të ndërthuret lehtësisht me studimet apo si një burim shtesë parash.

Ndër avantazhet e tjera të këtij profesioni është se ju mund të rrisni aftësitë e të dhënët mësim dhe të zgjeroni njohuritë ndërkohë që përgatiteni për leksionin e ardhshëm. Mënyra më e mirë është përditësimi i CV dhe regjistrimi në faqe freelance si Upwork, Fiverr, etj.

 

#3 Përktheni online

Dhe në rast se nuk keni aftësi të jepni mësim, ju mund të fitoni para lehtësisht me shërbime përkthimi. Disa agjenci, për shembull, kërkojnë përkthyes dokumentesh. Një sërë agjencish synojnë të punësojnë përkthyes profesionistë në fusha të ndryshme.

 

#4 Krijoni video “Si të” (How-to)

Ndiheni të aftë për të krijuar video me përmbajtje të caktuara? Atëherë mund të jeni të interesuar ndaj videove me përmbajtje “how-to” (Si të…), gjë që do të thotë se duhet të bëni disa kërkime mbi problemin e zgjedhur dhe mund të paraqisni informacione të shkurtra mbi të, duke përfshirë edhe udhëzime për zgjidhjen që mund të përdoret, apo instruksione hap pas hapi mbi metoda se si mund ta zgjidhni..

Në fillim, sigurisht, mund të krijoni video mbi tema ku ndiheni më të sigurt dhe më pas të shihni se çfarë ndodh kur ju ndani njohuritë dhe aftësitë me botën. Ju me siguri do të shpërbleheni me marrëdhënie besimi me publikun të cilit do t’i drejtoheni dhe do të jeni një markë e veçantë, ku njerëzit do të presin me padurim të shohin prej jush video të tjera interesante.

 

#5 Shisni foto dhe video

Shoqëria moderne nuk mund të konsumojë informacione tradicionale pa aplikuar ndonjë përmbajtje mediatike. Fotografi profesionist, Juan van den Heever, thotë se shitja e fotove dhe videove është me të vërtetë e vështirë ndonjëherë. “Një zog i bukur në një degë peme, apo një elefant në një fushë nuk do të shesë, ato ditë kanë ikur”.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga përmbajtje vizive të kësaj natyre. Gjëja e vetme është se duhet të kini parasysh disa këshilla të mira që do t’ju ndihmojnë t’i menaxhoni.

Kërkesa për përmbajtje vizive është e madhe, sipas të dhënave të hulumtimit të SocialMediaExaminer, 32% e marketers i konsiderojnë imazhet vizive formën e përmbajtjes më të rëndësishme dhe më të mirë në biznesin e tyre.

Së pari Juan van den Heever thotë “shmangni fotot me përmbajtje makabre. Publiku i gjerë nuk do të jetë i interesuar të shohë një kafshë të mbuluar me gjak”.

Së dyti, van den Heever këshillon “bëni foto të bukura ose antike, të cilat janë të vlefshme për shkak të efektit ‘wow’. Për më tepër kushtojini vëmendje fotove që tregojnë një histori, të cilat kanë më shumë interes për publikun”.

Mos harroni, sa më e veçantë, tërheqëse, emocionale dhe vizuale të jetë fotografia juaj, aq më shumë gjasa ka që ajo të blihet.

 

#6 Krijoni website

Nevoja e madhe e zhvilluesve web nxitet nga një numër i madh arsyesh. Pasi të krijoni një faqe web, ju mund ta shisni si një produkt ti thjeshtë ose të fitoni para me reklamat. Nuk është shumë e vështirë të mësoni të ndërtoni faqe web, por sapo të përvetësoni mirë këtë aftësi, me siguri do të keni fitime prej saj.

 

#7 Krijoni një kurs online

Në rast se keni disa aftësi të dobishme që mendoni se mund të ndihmojnë të tjerët, atëherë opsioni më i përshtatshëm për të fituar para është duke krijuar kurse online, duke përdorur platforma të kurseve online.

Që kjo të funksionojë për një publik të gjerë, mos harroni të bëni një prezantim ku analizoni përfitimet kryesore që mund të marrin pjesëmarrësit pasi të përfundojnë kursin. Gjëja tjetër që duhet t’i kushtoni vëmendje është plani i studimeve të detajuara, mos hezitoni të testoni koncepte të reja, në mënyrë që të bëheni një novator. Kjo mund të rrisë me të vërtetë popullaritetin e kurseve tuaja online dhe si pasojë, edhe të sjellë më shumë fitime.

/ *Jared Cornell, Entrepreuner