Nga nesër ndryshon çmimi i siguracionit të makinave, ja si do të llogaritet

519
Sigal

Nis nga 1 prilli mbajtja e historikut të dëmeve për drejtuesit e makinave sipas sistemit bonus-malus. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e radhës miratoi udhëzimin “Mbi zbatimin e sistemit bonus-malus në sigurimin MTPL e brendshme”.

Udhëzimi parashikon që për një vit do të krijohet historiku i dëmeve të shoferëve, ndërsa zbatimi i ligjit të ri nis më 1 prill 2020. Historiku i dëmeve që do të mbahet për shoferët do të përcaktojë se ata që kanë bërë aksidente gjatë një viti do të paguajnë çmim më të lartë të sigurimit, ndërsa kush nuk ka kryer aksident do të paguajë tarifë më të ulët. Në udhëzimin e ri, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare parashikon ulje çmimi edhe për makinat që janë me fuqi të ulët motorike.

“Në bazë të udhëzimit të miratuar nga Bordi i Autoritetit, krijimi i historikut për vënien në zbatim të sistemit fillon më 1 prill 2019. Përveç historikut të dëmeve (‘BonusMalus’), faktorë të tjerë risku që ndikojnë direkt në çmimin e primit të sigurimit janë edhe territori, ku qarkullon mjeti dhe fuqia motorike e tij”, sqaroi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Image