Çfarë ndodhi mes Ilda Bejlerit dhe Lukas Podolskit?

603
Sigal

Ilda Bejleri është në kontakt të vazhdueshëm me yje të futbollit të kombëtares shqiptare, por jo vetëm. Moderatorja ka publikuar ditën e sotme në ‘Instastory’ një bisedë të shkurtër me futbollistin e njohur, Lukas Podolski.

Kohë më parë, ajo dhe Xherdan Shaqiri kanë realizuar një intervistë, ku i pranishëm ka qenë dhe Lukas. Pamjet e kësaj interviste, Ilda i ka publikuar si një kujtim. Futbollisti i kishte kthyer përgjigje nëpërmjet disa ‘emoji’ duke qeshur, ndërsa moderatorja e kishte ftuar për një intervistë të dytë.

“Kur Lukas Podolski të kthen përgjigje”, ka shkruar moderatorja mbi foton e bisedës, duke e cilësuar atë si një kampion botëror. 

Image